Nisja e gabuar e Vetevendosjes

Fati i Vetevendosjes ne skenen politike kosovare eshte i shenjuar nga fati i Albin Kurtit si lider i saj. A do te mundet ai qe mbeshtetjen popullore ndaj nje levizjeje te lire ta shnderroje ne kapital politik ne zgjedhjet e ardhshme Atij i duhet te zbrese nga lartesia e misionarit dhe te perballet me ceshtjet konkrete te politikes ditore
Nga Armand Shkullaku
Nese ne Kosove do te mbahej nje referendum ku
qytetaret do te duhej te zgjidhnin mes bisedimeve me Serbine dhe vetevendosjes
apo bashkimit me Shqiperine rezultati do te ishte shume i qarte. Shumica
derrmuese do te preferonte opsionin e dyte. Mirepo nje referendum i tille nuk
eshte nje ceshtje qe i pergjigjet sot realitetit dhe shqiptaret duhet te
perballen me sfida te shumta te perditshme deri ne njohjen e plote te shtetit
te tyre. Ata kane ne dore vetem te zgjedhin e te votebesojne njerezit qe do te
drejtojne e menaxhojne sa me mire keto sfida ne interesin e tyre. Deshirat apo
aspiratat jane nje gje dhe rruga qe ndiqet per tiu afruar atyre eshte dicka
tjeter.
Albin Kurti rezulton te jete lideri me i preferuar i shqiptareve ne Kosove
sipas nje hulumtimi te Klubit per Politike te Jashtme. Kjo eshte nje preference
e kuptueshme ashtu si zgjedhja ne referendumin e supozuar me lart. Njerezit
jane te lodhur me negociatat qe zgjaten pa fund do te deshironin te vendosnin
vete per fatin e tyre ndihen te zhgenjyer nga politikanet dhe Albini thote po
ashtu te njejtat gjera. Njerezit e duan Albinin per kete arsye por veshtire te
votojne per te po per te njejten arsye. Simpatia emocionale kerkon shume me
teper per tu shnderruar ne mbeshtetje elektorale. Si ne rastin e referendumit
edhe ne kete rast diskutimi ndryshon kur behet fjale per veprime qe duhet ti
pergjigjen realitetit qe kane te bejne me jeten e perditshme me zgjidhje qe
jane te mundshme e jo te deshiruara. Albinin si simbol te qendreses te idealit
kombetar apo edhe te dinjitetit qytetar do ta preferonin shumica e njerezve ne
Kosove ndersa Albini si politikan do te gjykohej nga te tjera kritere. Ai do
te zbriste ne terrenin prozaik te konkurrences politike dhe do te duhej ti bindte
qytetaret jo me per dicka qe shumica bie dakord sic mund te jete per shembull
bashkimi kombetar por se eshte me i afte se Thaci Haradinaj Sejdiu apo
Pacolli per te qeverisur cdo dite jeten e tyre. E ketu sondazhet me siguri do
te jepnin te tjera rezultate.
Fati i Levizjes Vetevendosje ne skenen politike kosovare eshte i shenjuar nga
fati i Albin Kurtit si lider i saj. A do te mundet ai qe mbeshtetjen popullore
ndaj nje levizjeje te lire ta shnderroje ne kapital politik ne zgjedhjet e
ardhshme Per ta bere kete Albinit i duhet pikerisht te zbrese nga lartesia e
misionarit dhe te perballet me ceshtjet konkrete te politikes ditore. Nisja e
aktivitetit politik te Vetevendosjes per kete vjeshte nuk ishte shume
premtuese ne kete drejtim madje e gabuar. Perseritja e shkrimeve refuzuese mbi
muret e godines se Qeverise dhe deklarata e Albin Kurtit ne Kline se ne vend te
negociatave me Serbine duhen negociata per bashkim kombetar me Shqiperine jane
deshmi se forca me e re politike ne Kosove nuk ka nje strategji tjeter nga ajo
e meparshme per tu imponuar ne elektorat. Per te patur sukses ne zgjedhjet e
ardhshme nuk mjafton vetem bashkimi me Shqiperine si alternative. Ne takimet
elektorale me siguri do te kerkohet shume me teper se shprehja e ketij qellimi
dhe akuzat ndaj qeveritareve per shitje te interesave kombetare. Ne
ballafaqimet televizive ne debatet publike ne mitingje e takime nuk mund te
shkohet vetem me qellimin maksimal por me nje program politik te detajuar. Per
Levizjen Vetevendosje - nese synon te behet nje force serioze politike -
eshte koha te filloje ti binde qytetaret se alternativa e saj eshte me e mire
se e partive te tjera edhe ne planin qeverises. Se ajo ka nje program me te
avancuar social nje plan te zhvillimit ekonomik me te mire nje sistem arsimor
me progresiv etj. Vec denoncimit Vetevendosja duhet te binde edhe per
aftesite e saj te ndertimit. Ajo duhet te tregoje se vertet eshte e afte te
sjelle ndryshim per kosovaret madje se di ta beje kete jo vetem duke refuzuar
por edhe duke bashkepunuar.
Strategjia e deritanishme e Vetevendosjes nuk mund te jete efikase ne
zgjedhje edhe per nje arsye tjeter. Njerezit mund ta duan Albin Kurtin sepse
nuk dyshojne ne sinqeritetin e qendrimeve te tij te deshmuar me shume sakrifica
si lider i nje levizjeje te lire dhe pa interesa te politikes ditore. Por ne
nje gare politike ceshtja ndryshon. Edhe Hashim Thaci apo Ramush Haradinaj
ndoshta mund te mos duan fare bisedime me Serbine e te pelqejne te vendosin
vete por pergjegjesia politike dhe konjukturat nderkombetare nuk ua japin
lirine te flasin apo te veprojne ashtu sic ndiejne. E nese Albin Kurti
perderisa i ka hyre lojes politike do te ishte neser Kryeminister apo Minister
i Jashtem i Kosoves askush nuk mund te jape garanci se qendrimet e tij nuk do
te modifikoheshin. Ata qe votojne e kane te qarte kete rrethane prandaj
strategjia e Vetevendosjes duhet te ndryshoje duke filluar te mendoje dhe
veproje si nje force me program te qarte politik dhe jo si nje grup te rinjsh
kontestatore.
Tani eshte koha qe Albin Kurti ta ndermarre kete transformim per te shmangur
zhgenjimet e mevonshme. Ka patur shume raste kur grupe apo individe me
reputacion e mbeshtetje te madhe publike e kane humbur ate kur jane bere pjese
e lojes politike. Per shembull zhgenjeu dhe nuk mori asnje vote Levizja
Mjaft aq shume me perkrahje ne Shqiperi kur u kthye ne leve te Partise
Socialiste.
Per Albin Kurtin nuk eshte e lehte ta beje edhe liderin rebel dhe politikanin
pragmatik por te pakten ai duhet te filloje ta orientoje partine e tij te re
drejt ceshtjeve dhe problemeve te politikes ditore. Preferenca e madhe per te
eshte si ai referendumi i supozuar per bashkim kombetar nuk testohet ne kutite
e votimit.