E Martë, 3 Nëntor 2026

Nisja e sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Jordania mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

Autoriteti Rregullator i Aviacionit Civil Jordanez bëri të ditur sot se ka mbyllur hapësirën ajrore të vendit për të gjithë avionët në hyrje, nisje dhe tranzit pasi kërcënimit që vjen nga Irani kundrejt Izraelit, që siç konfirmon Tel Avivi, Teherani ka nisur sulmin.

“Autoriteti ka marrë një vendim për mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore jordaneze për të gjithë avionët që vijnë, nisen dhe kalojnë, duke filluar nga ora 23:00 me orën lokale për disa orët e ardhshme, dhe kjo do të përditësohet dhe rishikohet vazhdimisht sipas zhvillimeve”, thuhet në deklaratën e autoriteteve Jordaneze.

Jordania përmendi edhe gatishmërinë e saj për të mbrojtur sigurinë e aviacionit civil brenda hapësirës ajrore jordaneze.

Mbyllja vjen pas një vlerësimi të plotë të rreziqeve në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ndërkaq, zëdhënësi i IDF-së, adm. Daniel Hagari në një deklaratë për shtyp konfirmon se dhjetëra dronë të nisur nga Irani po shkojnë drejt Izraelit.

Ai thotë se Forcat Ajrore izraelite po gjurmojnë dronët, ndërsa theksoi se do të duhen disa orë për të arritur në vend.

Hagari thotë se do të ketë ndërprerje të GPS pasi ushtria punon për të kapur dronët. Nëse ka ndonjë sulm shtesë, që kërkon një paralajmërim të veçantë, Hagari thotë se IDF do të përditësojë publikun.

Sirenat do të bien vetëm nëse dronët hyjnë në hapësirën ajrore izraelite, në vendet përkatëse, thotë Hagari. Ai thotë se IDF do të punojë për të kapur objektivat sa më shpejt që të jetë e mundur.

SHBA ishte e para që identifikoi nisjen dhe njoftoi menjëherë Izraelin.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të shtunën se vendi ka forcuar aftësitë e tij mbrojtëse dhe sulmuese në fusha të ndryshme – duke përfshirë tokën, ajrin, detin dhe inteligjencën – kundër një sulmi të mundshëm nga Irani ose përfaqësuesit e tij.

Izraeli do të mbrojë qytetarët e tij, tha Gallant në një deklaratë, duke shtuar se veprimet e Iranit riafirmojnë statusin e tij si një “shtet terrorist”.

Ai siguroi se Izraeli është plotësisht i përgatitur për të luftuar çdo formë “terrorizmi” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen udhëzimeve të dhëna nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe Komanda e Frontit të Brendshëm.

Gallant po kryen një vlerësim të situatës operacionale me shefin e shtabit të përgjithshëm të IDF-së, gjenerallejtënant Herzi Halevi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes të shtunën në mbrëmje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›