E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu i Wimbledon fitojne Djokovic dhe Sharapova

Novak Djokoviç ka mundur lehtësisht 3-1 me sete Jeremy Chardy për t’i bërë një nisje të shkëlqyer objektivit për të fituar për herë të parë në karrierën e tij Wimbledon. Tenisti serb iu imponua kundërshtarit të tij me shifrat (6-4, 6-1, 6-1), duke siguruar një biletë për në raundin tjetër të turneun anglez.

Numri dy i botës në renditjen e përgjithshme të tenisit për meshkuj, i cili ka pësuar vetëm një humbje gjatë këtij viti, e mbylli ndeshjen në vetëm 1 orë e 20 minuta, duke i dhënë shumë pak mundësi kundërshtarit të tij francez.

I njëjti suksës edhe për Maria Sharapovën në turneun Wimbledon për femra. Ish-numri një i botës i ka bërë një nisje të fuqishme një prej kompeticioneve më të rëndësishëm të tenisit botëror, duke mundur në dy setet (6-2, 6-1) patrioten e saj Anna Chakvetadze.

Pas këtij suksesi, tensitja ruse ka kaluar në raundin e dytë të turneut Grand Slam, titulli i të cilit bën pjesë në planet e Sharapovës. Kjo e fundit, e cila renditet në vendin e pestë të klasifikimit botëror e ka fituar Wimbledon në vitin 2004.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›