Nisma e PS ne Kuvend: Te ulet TVSH per ushqimet dhe barnat Qamil Xhani
Pas ndryshimit te Rregullores se Kuvendit, Partia Socialiste do te paraqese nje tjeter nisme ne Kuvend. Deputetja Mimi Kodheli tha dje se opozita do te kerkoje nga mazhoranca uljen e barres fiskale per disa produkte ne vend, per t'u ardhur ne ndihme shtresave ne nevoje. "Heqja plotesisht e TVSH-se per ilacet eshte pjese e kesaj nisme te pare, qe ne do te ndermarrim ne parlament per te permiresuar jeten e njerezve", tha dje Kodheli. Deputetja e PS-se tha se pjese e kesaj nisme, do te jete dhe kerkesa per heqjen e TVSH-se edhe per produktet ushqimore. "Te gjithe i paguaje sot shtetit nje takse indirekte, TVSH-ne, ne masen 20% te gjithckaje blejne. Edhe te cmimit te bukes, edhe te qumeshtit, edhe te vezeve. Te cdo ushqimi. Pesha specifike qe zene sot taksat konsumatore, TVSH dhe akcize, ne cmimin e produkteve ushqimore baze, eshte 28%", tha ajo. Kodheli e ka argumentuar kete nisem me premtimet qe Partia Socialiste beri gjate fushates se zgjedhjeve vendore dhe nenshkrimin e Paktit me Qytetaret. Sipas saj, PS-ja i ka fituar zgjedhjet dhe duhet te mbaje premtimet qe ka dhene ndaj qytetareve. "E kemi premtuar kete ne Paktin Qytetar qe ne muajin maj, kemi fituar zgjedhjet edhe per keto premtime ne te gjithe Shqiperine, qe paguan taksa, dhe do te luftojme ne parlament qe ky clirim i rendesishem i barres se taksave mbi familjet shqiptare, te ndodhi pa pritur qe te vijme ne qeveri", u shpreh Kodheli. Deputetja e PS-se, e cila eshte dhe pjese e Komisionit te Ekonomise, tha se miratimi i uljes se taksave per keto produkte, behet i domosdoshem ne situaten aktuale ekonomike. "Ne kushtet e krizes se rende ekonomike e te renies katastrofike te fuqise blerese te cdo familjeje - e cila rron me pagen e punes a me ndihme ekonomike, dhe jo me korrupsion, heqja e TVSH-se mbi buken, qumeshtin, vezet dhe ilacet, si edhe pergjysmimi i TVSH-se mbi produktet e tjera ushqimore baze, jane e vetmja rruge sot per lehtesimin e barres mujore te jeteses se shqiptareve", tha ajo. Pas zyrtarizimit te nismes ne Kuvend, Kodheli tha se do te pritet reagimi i mazhoranes. "Te shohim si do te reagoje oborri i pushtetit, qe vetem ne nje dite grabit nga pasuria kombetare aq sa duhet per te kompensuar te gjitha keto ulje ne arken e shtetit. Ne do te jemi me te qarte se kurre, ne krah te njerezve te zakonshem te ketij vendi. Deshirat e vuajtjet e tyre jane arsyet madhore te politikes sone te re", u shpreh Kodheli.
PS, nisma dhe kushte per mazhorancen
Dy nismat e Partise Socialiste qe kerkojne konsensusin e mazhorances, vijne ne kohen kur pritet miratimi i ligjeve, qe kane te bejne me integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Qe nga nisja e kursit te ri politik, Partia Socialiste ka miratuar ne Kuvend vetem nje marreveshje per informacionin e klasifikuar me Francen. Nderkohe qe ligjet e tjera, si Gjykata Administrative, nuk jane pranuar nga Partia Socialiste per te kaluar ne komisione dhe ne seance. Nderkohe qe paraqitja e nismave per Rregulloren e Kuvendit, duket si nje kusht per kalimin e ligjeve te tjere qe jane interes te dy paleve.