Berisha merr pjesë në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së OKB
SHBA- Kryeministri Sali Berisha është nisur sot për në New York, për të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në njoftimin për mediat, të zyrës së shtypit të kryeministrisë thuhet se gjatë vizitës disa ditore në Neë York, Berisha do të ketë takime me homologë të tij, personalitete botërore, të pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Nënsekretarin e Shtetit për cështjet politike zotin William Burns. Një takim të veçantë, kreu i ekzekutivit do të ketë edhe me delegacionin e Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.
Shefi i qeverisë shqiptare Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja zonja Liri Berisha, do jetë i pranishëm në pritjen që do të japë Presidenti Obama për nder të delegacioneve pjesëmarrëse në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Një dimension i rëndësishëm i vizitës dhe axhendës së shefit të qeverisë shqiptare në Neë York, do të jetë edhe ai ekonomik, ku do të marrë pjesë në hapjen e Forumit të parë të Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit dhe sipërmarrjes amerikane.
(e.m/BalkanWeb)