Nisma e zv.ministrit Spahia dhurata dhe teater te Pediatria
Ne prag te nderrimit te viteve kukullat zbriten ne spitalin pediatrik te Tiranes. Hansi dhe Greta nje pjese e krijuar posacerisht per femijet ne nevoje qe ditet e festive te fundvitit nuk do ti kalojne prane familjeve te tyre pati si spektatore pacientet e vegjel te pediatrise se Tiranes. Skenografia u zhvendos ne katin e katert te klinikes dhe per gati nje ore femijet percollen me duartrokitje dhe te qeshura batutat e personazheve kryesore Hansit dhe Gretes dy femijeve jetime qe arrijne te dalin me mencuri nga kurthi i njerkes e cila i dergon ne pyll per te humbur rrugen. Shfaqje me kukulla brenda spitalit te femijeve ishte nisma personale e zv/ministrit te shendetesise Bardh Spahia qe ne fund kishte menduar dhe nga nje dhurate per spektatoret e vegjel e pacientet e tjere qe per arsye shendetesore nuk mund te leviznin nga dhomat. Nje eksperience e huazuar nga spitalet pediatrike italiane e kuruar ne detaje ne bashkepunim me aktoret e Tetarit te Kukullave qendren Art Blu Ministrine e Shendetesise dhe Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Hansi dhe Greta nuk eshte shfaqje e zakonte nga ato qe interpretohen ne fundjave ku prinderit shoqeroje femijet ne teatrin e kukullave. Regjia e italianit Paolo Comentale ka arritur te realizoje nje pjese te fokusuar teresisht per femijet ne nevoje shendetesore por dhe te tjere qe femijerine e tyre e kalojne ne institucione sociale. Pjesa e shfaqur per here te pare ne spitalin pediatrik te Tiranes ne janar do te vazhdoje turneun edhe ne spitale te tjera te vendit e shkolla.