E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet lista e pare me 77 ushtaraket qe marrin parate

/ /

Gazeta boton sot listen e pare me emrat e qytetareve per te cilet ISSH ka perfunduar perllogaritjen e perfitimit duke i hapur rruge keshtu marrjes se parave. Perllogaritja e perfitimit behet mbi baze te formules se re te miratuar ne aktin normativ te fundit te qeverise. Referuar vjetersise ne pune dhe pages referuese neto qe dergohet nga ministrite apo institucionet e tjera ku kane punuar ish-ushtaraket behet edhe llogaritja e perfitimit.
Kontributet e fshatit
Krahas perllogaritjeve per parate qe duhet te ndaje per pensionet ISSH ne kete fundvit ka qene e angazhuar edhe me llogaritjen e nivelit te te ardhurave dhe specifikisht per ato nga fermeret. Sipas drejtorit te Drejtorise se Kontributeve ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore Naim Balluku plani i parashikuar eshte tejkaluar. Aktualisht eshte plotesuar programi vjetor i te ardhurave dhe duke pasur parasysh fluksin e ketyre diteve synohet nje tejkalim rreth 12 per qind i planit ekzistues duke arketuar rreth 250 milione leke me shume shprehet ai. Ky rezultat u arrit ne saje te nje organizimi te mire te punes duke filluar nga ISSH Drejtorite Rajonale te Sigurimeve Shoqerore deri ne strukturat e cdo komune te sigurimeve shoqerore. Si baze kryesore e punes se Drejtorise se Kontributeve ka qene informimi i fermereve per favoret e skemes dhe per perfitimet qe rrjedhin nga kjo skeme. Ky informim eshte bere nga inspektoret e te vetepunesuarve ne bujqesi ne fillim te vitit per cdo fermer dhe ka vazhduar sistematikisht gjate gjithe vitit.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›