E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri ne konvikt banoret lutje te kthehen neper banesa

/ /

SHKODER - I lutemi Zotit qe si dhurate per Vitin e Ri te na sjelle kthimin ne shtepi. Kjo eshte shprehja qe degjon me se shumti ndersa bisedon me familjare te evakuuar si pasoje e permbytjeve ne Shkoder. Ata jetojne qe prej 1 dhjetorit neper konvikte. Ndersa temperaturat e po pesojne luhatje te vazhdueshme jetesa aty ka bere qe gjendja te behet edhe me e veshtire. Ne konviktet e qytetit te Shkodres jane te strehuar rreth 350 persona nga zonat e Livadheve te liqenit te Shkodres. Ata jane shume skeptike ne lidhje me nje kthim te shpejte ne banesat e tyre. Edhe pse uji eshte

larguar lageshtira e madhe ka i perfshire ato ndersa orendite shtepiake jane te gjitha te prishura. Nje nder 120 banoret e konviktit te Shkolles se Gjuheve te Huaja eshte edhe Aferdita Cuku e cila eshte vendosur aty bashke me familjen e saj. Ajo u detyrua te largohej nga shtepia pasi me 1 dhjetor niveli u ujit u rrit ne menyre te menjehershme sipas saj brenda 2 oresh. Erdhi ushtria me kamione te medhenj dhe na moren pasi uji ishte mbi nje meter. Nuk kishim kohe te merrnim asgje madje as rroba. Zoti mi ka ruajtur femijet pasi ne gjithe ate te ftohte nuk me jane semurur u shpreh ajo. Banorja nga Livadhet por edhe te tjere i kerkojne shtetit te kompesoje demet pasi sipas tyre shtepia pajisjet rrobat e gjithcka tjeter u eshte shkaterruar. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›