Gara në PD, udhëzimi i “KQZ”: Procedurat, ku dhe si do votohet
Partia Demokratike po shkon drejt finalizimit të infrastrukturës zgjedhore, për garën e pasuesit të Sali Berishës. Tashmë janë përcaktuar të gjitha aspektet teknike, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kujdeset për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të barabartë për të gjithë anëtarësinë e partisë në mbarë vendin.
Drejtori i Departamentit të Organizimit në Partinë Demokratike, njëherësh dhe njëri nga anëtarët teknik të KQZ-së Albert Avduli, konfirmoi dje për “Gazeta Shqiptare” se gjithçka po ecën normalisht duke respektuar afatet e përcaktuara për zgjedhjet e 22 korrikut. Ai thotë se fletët e votimit do të kenë edhe elementë sigurie. “Gjithçka po ecën në bazë të afateve të përcaktuara nga KQZ-ja. Po punohet për ngritjen e qendrave të votimit, ndërkohë që komisionet zonale nuk janë ngritur ende dhe kanë një afat të përcaktuar, i cili do të respektohet brenda kohës së duhur.
Vendimi tashmë është marrë për ngritjen e tyre dhe po operohet në këtë drejtim. Po ashtu edhe për fletët e votimit, të cilat padyshim do të kenë elementë sigurie. KQZ-ja vazhdon punën dhe më datën 22 korrik do të jetë gjithçka gati për hapjen e votimit dhe më pas numërimin e votave të të gjithë anëtarësisë së PD-së”, deklaroi drejtori i departamentit të organizimit në PD, Albert Avduli.
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqitpare)
(e.m/BalkanWeb)