Nismë magjike tek Barça

Dy golat e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic kundër Saragozzas, ia kanë mundësuar sulmuesit suedez që ta ngritë në kuotën 7, numrin e golave që shënoi në tetë ndeshjet e para të kampionatit spanjoll. Kjo e bën Ibrën njërin prej debutuesve më të mirë në histori të Barçës, shkruan uebfaqja italiane calciomercato.com.
Ai nuk po dhuron spektaklin që dhuronte në të kaluarën, por ai po shënon vazhdimisht. Kjo i nevojitet një sulmuesi, për të cilin janë derdhur miliona euro.
Pas tetë xhirosh të zhvilluara, në fakt vetëm sulmuesi brazilian Ronaldo, në sezonin 96-97, kishte debutuar më mirë, duke shënuar 9 gola, njërin prej tyre nga penalltia, si dhe futbollisti legjendar Martí Vantolrà, në sezonin 33-34, që kishte shënuar 8 gola, në 8 xhirot e para.
Në pesë xhirot e para, ish sulmuesi i Inter kishte shënuar rregullisht. Seria e tij ishte ndërprerë në xhiron e gjashtë, kur golin e vetëm në sfidën kundër Almerias e kishte shënuar Pedro.
Nëse e llogarisim minutazhin e ndeshjeve që ka luajtur deri tash, sipas një statistike, Ibrahimoviç ka realizuar gol çdo 77 minuta.
Ndërkaq, futbollisti që u shkëmbye me suedezin, kamerunasi Samuel Etoo, pas një starti të mirë tek Inter, në ndeshjet e fundit pati rënie. Ish sulmuesi i Mallorcas e Real Madrid, deri tash ka realizuar vetëm 3 gola në kampionatin italian.
Nga këto statistika, vazhdon calciomercato.com, me siguri mund të kënaqet presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ndërsa presidenti i Interit, Massimo Moratti, mund ta pyet veten se është i sigurt se bëri mirë që e pranoi shkëmbimin Ibracadabra-Eto'o?