E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi i motivuar

Barazimi i konkurrentit direkt për titull të kampionit, Trepçës me Gjilanin, e ka motivuar Hysin që të rikthehet me rezultat pozitiv nga sfida e vështirë në Prizren, në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi llapjan në ndeshjen e fundit e dërrmoi ekipin mitrovicas, ndërsa tash dëshiron ta vazhdojë serinë e fitoreve. Dështimi i Trepçës na ka motivuar. Tash po ndihemi pak më lirshëm dhe shkojmë në Prizren për rezultat pozitiv. Një ndihmë të madhe do ta kemi edhe nga mesfushori Zhdrella, që kthehet në këtë ndeshje, u shpreh sulmuesi i rrezikshëm i Hysit, Labinot Osmani.

Në anën tjetër, Liria, pas humbjes nga Prishtina, dëshiron tia prishë serinë pozitive ekipit nga Merdara. Tek prizrenasit rikthehen dy futbollistët e rëndësishëm, Krusha e Doçi, që munguan në ndeshjen e fundit për shkak të kartonëve, plus Gjananoviq, që ka sanuar lëndimin.

Ne kemi punuar mirë gjatë javës. Ne po shfaqim lojëra të mira kudo që po luajmë, por është fakt që po na mungojnë golat dhe rezultatet. Shpresoj që në ndeshje me Hysin, që e respektojmë shumë, të dalim fitues. Jemi komplet, kthehen Krusha, Doçi e Gjananoviq, kështu që pres që kontributi i tyre dhe të tjerëve të jetë në nivel sa për të mposhtur Hysin, ka thënë trajneri i Lirisë, Erdogan Celina. Ndeshja Liria-Hysi, zhvillohet të enjten (sot) në ora 13:00 në stadiumin Përparim Thaçi në Prizren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›