Nismë për gjelbërimin, mbillen 200 pemë në Gjirokastër
Bashkia e qytetit të Gjirokastrës ka nisur dje mbjelljen vullnetare të fidanëve të rinj. Rreth 200 pemë dekorative janë vendosur gjatë rrugës dytësore që të çon drejt lagjes Dunavat, nga pjesa jugore e kalasë së qytetit të Gjirokastrës. Në aksionin e djeshëm janë përfshirë, përveç punonjësve të sektorit komunal të kësaj bashkie, edhe drejtuesit e lartë të pushtetit vendor dhe qendror,
si prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera, si dhe kryetari i bashkisë, Flamur Bime. Ky i fundit është shprehur se aksioni i është mundësuar falë edhe ndihmës së çmuar të institucioneve qendrore që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në rajonin jugor. "Ka ardhur koha tashmë që mjedisi të shikohet me përparësi nga drejtuesit lokalë dhe kjo nismë tregon se banorët e qytetit të gurtë janë pajtuar me këtë realitet, duke organizuar në mënyrë vullnetare mbjelljen e rreth 200 pemëve dekorativë", është shprehur Flamur Bime. Aksioni për mbjelljen e fidanëve do të vazhdojë edhe për tre ditë të tjera, duke përfunduar atë deri në pyllëzimin e të gjithë zonës që shtrihet në pjesën jugore të kalasë së qytetit dhe parashikon njëkohësisht mbjelljen e rreth
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1