E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shën Valentini Cupidon Cante, variacione me temë dashurie

Festa e të dashuruarve e gjen Tiranën mes një atmosfere festive. Një koncert i madh do të mbledhë emra të njohur të skenës
Simboli i të dashuruarve prej vitesh edhe në Shqipëri është kthyer në një festë, që pak a shumë u takon të gjithëve. Festa e të dashuruarve e gjen Tiranën mes një atmosfere festive. Një koncert i madh do të mbledhë emra të njohur të skenës, të cilët të gjithë së bashku do të jenë pjesë e koncertit Cupidon Cante, që do të zhvillohet sonte në skenë e TKOB. Në këtë koncert që i kushtohet Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve interpretojnë solistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, por do të jenë të ftuar dhe studentë të Akademisë së Arteve. Por mes zërave të rinj të muzikës shqiptare do të ketë dhe emra të njohur, të cilët janë të njohur për këngët e tyre kushtuar dashurisë. Në koncertin që do të zhvillohet sonte në skenën e TKOB Cupidon Cantemerr pjesë dhe Pirro Çako me këngën Dy pika shiu ranë mbi qelq. Në këtë mbrëmje muzikore kushtuar ditës së të dashuruarve, si koncert maester marrin pjesë Sevasti Anastasi, Ingrid Pulizo dhe Ardita Bufaj. Pjesë e koncertit do të jenë dhe ritmet popullore të përpunuar nga Tonin Harapi, që do të vijnë më këngën Pranvera filloi me ardhë, si dhe Të gjithë bashkë do të jetë me interpretimin solistes Dorina Selimaj. Tema dashurie që do të jenë në këtë koncert do të vijnë me Legjenda e pianistit mbi oqean, Cinema paradiso, Romeo & Zhuljeta, të gjitha këto do të jenë të ndërthurura me tinguj muzikorë dhe me aktrim. Kështu artistë Ardita Bufaj në piano, Adrian Shabiolli në kitarë dhe Arber Islami aktor do të jenë protagonistët e këtyre variacioneve. Ndërkohë që do të ketë dhe romanca të ndryshme, të cilat do të interpretohen nga artistë të njohur shqiptarë. Kompozitorët e njohur botërorë si Çajkovski, Moxart, Bellini etj,do të vijnë me verat e tyre në këtë koncert, duke sjellë tinguj të magjishëm në këtë mbrëmje koncertore. Për ata dy sy, vjen me interpretimin e baritonit Solen Alla. Sopranoja Juna Resuli vjen me pjesën Ishte dashuria. Në koncertin Cupidon Cante nuk do të mungojnë dhe emrat e njohur kompozitorësh shqiptarë. Kështu do të jetë i pranishëm dhe Limoz Dizdari me një pjesë të krijimtarisë së tij. Tingujt e Shopenit do të vijnë nga pianistja Ingrid Pulizo. Vincenzo Bellini do të vijë në këtë koncert me pjesë nga vepra operistike I Puritani Ah per sempre io ti perderei, interpretuar nga baritoni Fabian Saliu. Puçini do të jetë me pjesë nga vepra operistike Madama Butterfly, por dhe La fanciulla del West- Chella mi creda libero e lontano, të cilat do të jenë nën interpretimin e tenorit Erti Hizmo. Pjesë nga vepra La Boheme- Donde lieta usci do të jenë nën interpretimin sopranos Emiliana Palushaj. Pjesa interesante koncertit do të jetë muzikali. Col Porter do të vijë me muzikalin e tij  Kiss me Kate,i cili tregon për dy aktorë që një herë e një kohë ishin burrë e grua, të cilët gjenden për të recituar në Broadway, në versionin muzikor të komedisë shekspiriane Zbutja e kryeneçes. Gjithçka merr një tjetër drejtim, akoma më të keq kur në skenë hyjnë disa gangsterë të menaxhimit të spektakleve. Muzikali pati debutimin e tij të parë në Brodway, në "New Century Theatre" më 30 dhjetor të vitit 1948, me regji të John.C Wison ,e koreografi të Hanya Holm. Kasti përfshinte Alferd Drake, Patricia Morison, Lisa Kirk, Harold Lang e Harry Clark. Falë përmbajtjes së shkrifët, numrave të shkëlqyer të baletit dhe këngëve të mrekullueshme të Cole Porter, kjo opera arriti mirëkuptimin maksimal të publikut dhe të kritikës, aq sa fitoi pesë çmime Tony Awards, si "Muzikali më i mirë", "Autori më i mirë i muzikaleve ", "Kompozitori më i mirë", "Kostumet më të mira" e "Produksioni më i mirë ". Në vitin1999 Kiss me Kate u soll me një sukses të madh në Brodway me regjinë e Michael Blakemore e koreografi të Kathlen Marshall e Rob Ashford. Cole Porter ka qenë kompozitor amerikan ndër pesë emrat më të dëgjuar të muzikaleve amerikanë mes të cilëve George Gershevin, Irving Berlin etje. Stili i tij muzikor elegant, i butë, i mprehtë prodhon kryevepra të muzikës xhaz mes këngëve të tij kujtohet Night and Day. Për publikun shqiptar një prej pjesëve më të bukura të këtij muzikali vjen sonte në mbrëmje në Cupidon Cante,me interpretimin e sopranos Dorina Selimaj.

*****************************
Historia e Shën Valentinit
Një buqetë me lule..., ndoshta me lule të kuqe, e shoqëruar me një dhuratë të këndshme! Prej disa vjetësh, kjo është mënyra më e natyrshme, me të cilën të rinjtë shqiptare përpiqen të festojnë ditën e të dashuruarve. Shën Valentini njihet në të gjithë botën si "Padroni i të dashuruarve". Ky përcaktim lindi nga një sërë legjendash, të cilat janë shtuar me kalimin e kohës. Trëndafili i bashkimit, fëmijët, pëllumbat, dashuria sublime, të gjitha gjërat që e kanë bërë atë një festë model për të dashurit. Por çfarë dihet për këtë ditë? Diku nga viti 175 para Krishtit, kur lindi në Terni, Shën Valentino, padroni i qytetit të Dashurisë dhe mbrojtësi i të dashuruarve në të gjithë botën, Valentino ia dedikoi të gjithë jetën e tij komunitetit kristian, që ishte formuar në qytet, 100 kilometra nga Roma, ku ishte shumë e fuqishme persekutimi ndaj njerëzve që predikonin mësimet e Jezusit. Pikërisht në atë vend ndodhen një sërë mrekullish të bëra nga i Shenjti, si përshembull shërimi i të riut Keromone, djali i të famshmit Kratone, erdhi deri në Romë e u shpërnda shumë shpejt në të gjithë perandorinë, aq sa Papa San Felicano, në 197 para Krishtit, e emëroi ipeshkvi i parë i qytetit të Ternit, i cili akoma sot i ruan veshjet mortore. Emri i tij prej kohësh është lidhur me dashurinë për një episod, që në atë kohe bëri shumë jehonë, duke u kthyer në një legjendë, e cila ka ardhur deri në ditët tona. Në fakt Valentino ishte i pari fetar që celebroi bashkimin mes një pagani dhe një të reje kristiane. Më pas ishin të shumtë personat që donin bekimin e tij, edhe sot e kësaj dite kujtohet gjate festës së premtimit në Kishën që mban emrin e Ipeshkvit. Gjatë periudhës së jetës së tij baritore Santi ishte shumë i dashur nga popullsia, kur perandori Aureliano urdhëroi persekutime të tmerrshme kundër klerit kristian, Shën Valentino u burgos dhe e torturuan me kamxhikë përgjatë të gjithë rrugës Flamina, larg qytetit për të evituar grumbullimet dhe raprezaliet e besimtarëve, kështu u martirizua. Trupi i Ipeshkvit të Ternit u varros me shumë ngut në një varrezë të hapur, në kilometrin e dytë të rrugës Flaminia, në distancë shumë të shkurtër nga Roma. Pak net më vonë, dishepujt e tij, Efebo, Apollonio dhe Prokolo, u kthyen në varreza për të zhvarrosur trupi e të Shenjtit. Pasi kaluan shumë pengesa, të tre arritën të sillnin Shën Valentinon në qytetin e tij, për ti bërë një varrim të denjë për meritat e tij. Ishte 14 shkurti i vitit 273 para Krishtit, kur ra martir: një datë që prej asaj kohe kujtohet në të gjithë botën për të festuar Shën Valentinon, i Shenjti i Dashurisë.

Email This Klikime: 10

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›