E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nivel rekord i papunësisë

Bota mund të jetë në fazat e para të kapërcimit të krizës, por të dhënat që vijnë janë shqetësuese. Evropa po përballet me nivelin më të lartë të papunësisë, që nga viti 1999. Lajmi vjen nga zyrat evropiane të statistikave Eurostat, sipas së cilës niveli i papunësisë arriti në 9.7 për qind, në muajin shtator, që përkthehet në mbi 22 milionë të papunë, 15 milionë prej të cilëve vetëm në zonën e Euros.

Të dhënat aspak ngushëlluese konfirmohen edhe nga kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenik Straus Kahn, i cili tha se bota gjendet përballë 12 muajve të tjerë të rritjes së papunësisë.

Duhet të përpilojmë një strategji të fortë që të dalim nga kjo krizë, kërkoi numri një i FMN. Por, sipas tij, kjo strategji duhet të implementohet në momentin, kur të arrihet pika më e lartë e papunësisë. Këshilla e Straus Khan nuk është aspak ngushëlluese, ndërsa miliona njerëz presin me padurim fundin e epokës më të errët financiare, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›