E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria forcë energjetike

Në fillim të muajit nëntor do të nisë punën Termocentrali i Vlorës, një nga investimet kapitale më të mëdha të 20 viteve të fundit, në fushën e energjetikës në Shqipëri. Kontribuues është edhe qeveria gjermane me investimet e rëndësishme të saj.

Shqipëria duket se është nisur përfundimisht në udhën e përmirësimit të ndjeshëm me burime e kapacitete energjetike, si për të plotësuar nevojat e saj ashtu edhe për eksport. Investimet në sektorin energjetik kanë nisur vetëm 5 vitet e fundit duke shënuar edhe një kthesë e përmirësim të ndjeshëm të standarteve.

"Është vepra e parë prodhuese që bëhet në Shqipëri pas 30 vjetësh. TEC`i do t`i shërbejë gjithë Shqipërisë dhe gjithë komunitetit. Është pothuajse 100 megavat, d.m.th 7-8 për qind e gjithë fuqisë energjetike që prodhon Shqipëria dhe do të shesë energji, pra do hedhë energji në treg në fillim të muajit nëntor", tha ministri i Ekonomisë dhe i Energjitikës, Dritan Prifti.

Ndërkohë, ndërtimi TEC-it nuk ka kaluar pa një proces të gjatë kritikash e deri protestash massive në Vlorë. Kritikave të ashpra të organizatave për mbrojtjen e mjedisit dhe një paneli të ambientalistëve e shoqatave për mbrojtjen e gjirit të Vlorës, të inicuar nga Banka Botërore, e që prej disa vitesh e kundërshtojnë ndërtimin e këtij TEC-i, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes ambientale, siç shprehen ata, ministri i energjetikës Dritan Prifti u përgjigjet: "TEC është teknologjia më e fundit që sot ka shkenca në botë. Është teknologjia më e avancuar me ndotjen më minimale dhe pa asnjë diskutim jep garanci të plota, sepse kam kontrolluar dosjen me të gjitha të dhënat e teknologjisë. Ai TEC do të ketë ndotje minimale dhe shumë më të ulët se standardet europiane të ndotjes".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›