Niveli i ujit arrin kufirin maksimal të argjinaturës në Fier, banorët vendosin thasë me rërë. Bllokohet aksi i vjetër Levan-Vlorë

Në zonën e Ferrasit në Fier situata vijon të jetë problematike pasi niveli i ujit ka arritur pranë kufirit maksimal të argjinaturës.
Për të shmangur çdo rrezik përmbytjeje, strukturat përgjegjëse dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë me vendosjen e thasëve me rërë përgjatë argjinaturës, duke forcuar pikat më problematike.
Sipas informacioneve, prurjet e shtuara si pasojë e reshjeve kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit, i cili aktualisht ndodhet në të njëjtin nivel me argjinaturën, duke paraqitur rrezik për tejkalim.
Në terren po punohet pa ndërprerje, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të parandaluar çdo emergjencë të mundshme.
Ndërkohë është bllokuar aksi i vjetër rrugor Vlorë-Levan.
LEXO EDHE: PAMJE ME DRON/ Urdhërohet evakuimi i banorëve, Sukthi në pushtetin e ujit