Aksident në Lushnjë, vdes 21 vjeçarja
Një aksident i rëndë automobilistik i shkaktuar nga shpejtësia e madhe i ka marrë jetën 21 –vjeçares, Entela Binjaku. Automjeti me të cilin ajo udhëtonte doli nga rruga në segmentin Fier – Lushnjë, në kthesën “Konjat”. Të plagosur kanë ngelur edhe dy vllezërit Ilia dhe Harrila Koleshi. Ata po udhëtonin të tre me automjetin tip Benz të drejtuar nga Ilia Koleshi. Dy vëllezërit ndodhen nënkujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.