E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, presidenti Musharraf jep dorëheqjen

Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf ka dhënë dorëheqjen. Musharaf prej kohësh përballet me presione të mëdha gjë që sipas mediave e detyroi të tërhiqet nga posti. Në një komunikatë mediatike për të gjithë popullin e tij, ai vazhdoi të mbronte idetë e tij, duke sulmuar nga ana tjetër kundërshtarët e tij politike se po vazhdojnë ta dëmtojnë Pakistanin. “Pakistani ka qenë gjithmonë përparësia ime- tha ai, por me duhet të marr këtë vendim për të shmangur një krizë shkatërruese”- vazhdoi Musharaf. “Njerëzit thonë se politikat e mia gjatë 9 viteve të fundit janë të gabuara, dhe në të vërtetë ato kanë qenë dhe janë të gabuara, por kritikat e mia nuk do të ndikojnë për keq në qeverisjen e këtij vendi- ka përfunduar Musharaf. Musharraf, i cili u ngrit në pushtet në vitin 1999 i ka rezistuar për tre muaj me radhë presionit të kundërshtarëve të tij politike për tu dorëhequr nga posti i presidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›