E Diel, 1 Nëntor 2026

Te Juve askush nuk e ka vendin e sigurt

“Kemi bërë një merkato të përkryer dhe jemi forcuar shumë. Por nëse do të jemi në lartësinë e Interit, këtë do ta tregojë vetëm fusha.” Për teknikun bardhezi është koha për një bilanc paraprak dhe për të sqaruar disi gjërat.

Për shëmbull, askush nuk e ka vendin të sigurt në skuadër, as Del Piero, që duhet të qëndrojë në pankinë edhe për ca kohë. “Alesandro është kapiteni, është lojtari më i shquar dhe normalisht që nuk do të jetë i kënaqur me zgjedhjen time teknike – ka shtuar Ferrara për radion “Kis Kis" – por kam në dispozicion katër sulmues me nivel të lartë dhe natyrisht që askush nuk mund ta ketë vendin e titullarit të garantuar.”

Në lidhje me trajnerin e ri të Romës, Klaudio Ranieri, tekniku juventin shprehet: “Do të takohem me Raniein në ndeshjen e kthimit ndaj Romës? Deri atëherë ka kohë, tani po mendojmë për Lacion. Ndërkaq, mund të them se organika është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me sezonin e kaluar dhe për këtë jam i kënaqur. Do të provojmë të përmirësohemi akoma më tepër në krahasim me vitin e shkuar, por e dimë që kjo është tepër e vështirë. Kemi fituar dy sfidat e para dhe duhet të ecim me këtë ritëm.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›