E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një 12 vjeçar vodhi pistoletën e truprojës së Ina Ramës, e shiti 30 mijë lekë

Share

Është zbuluar grabitësi i pistoletës së truprojës së Ina Ramës. Policia thotë se ka ndaluar një 12 vjeçar me inicialet G.P, i cili dyshohet edhe për vjedhjen e së paku pesë banesave në Tiranë. Policia e ka lënë të lirë autorin për shkak të moshës së re.

Banesa e truprojës së Ina Ramës, Maria Ramaj, u vodh më 15 qershor të këtij viti. Përveç armës së zjarrit, asaj iu vodh edhe një laptop. Policia thotë se pistoleta është shitur për 30 mijë lekë.

Policia tani po heton se kush është personi që e ka blerë pistoletën, pasi 12 vjeçari tha se nuk e njihte. 12 vjeçari ka thënë se paratë e fituara nga shitja e pistoletës i ka shpenzuar në bixhoz.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›