E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetvriten dy vajza të reja; për motive nderi e dinjiteti

Share

Lajmi i parë. Quhej Brinjola Lami. Studente. 21 vjeçare. Nga Korça. E dashuruar. Pardje u nda nga jeta. U vetvra. Me pistoletën e të atit, që punon polic. U vetvra, ngaqë nuk mundi të duronte faktin që i dashuri e kish tradhëtuar me një tjetër. E kish parë, teksa e tradhëtonte. Ish kthyer në shtëpi, në Korçë, e tronditur, dhe ia kish thënë nënës atë që kish ndodhur. Pas një jave, kish marrë celularin, dhe kish shkruar një mesazh për të dashurin. Panorama e kish publikuar këtë sms të shkruar pa asnjë gabim ortografik dhe me të gjitha gërmat ë: Nuk mundem të jetoj pa ty. Të dua shumë. Më mirë të vdes se sa të të shoh në krahët e një tjetre.

Lajmi i dytë. Quhej Filomena Xhelezi. Ish 24 vjeç. Juriste. Kish dy vjet që ish diplomuar. E fejuar me një 24 vjeçar nga fshati i saj, Spille, ku jetonte pas diplomimit. Ka qenë i fejuari që e ka gjetur të varur në një pishë, buzë detit. Me një kabëll elektrik. Shkak ish depresioni. Dhe shkak i depresionit, sipas të përditshmeve, ish fakti që spo mundte të gjente punë e të ushtronte profesionin e saj.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/6/26/vetvriten-dy-vajza-te-reja-per-motive-nderi-e-dinjiteti

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›