Denim me vdekje truprojes vrasese
Një gjykatë pakistaneze ka dënuar me vdekje truprojën policore që vrau guvernatorin e provincës së Punxhabit, Salman Taseer, në muajin janar.
Mumtaz Qadri kishte rrëfyer më parë se e kishte vrarë guvernatorin pasi kundërshtonte qëndrimin e tij mbi ligjin kontrovers të blasfemisë.
Kritikët e ligjit në fjalë thonë se ai mund të përdoret për të përndjekur minoritetet me besim tjetër dhe në disa raste për të nxitur armiqësinë.
Vrasja e guvernatorit përçau Pakistanin. Shumë qytetarë që e cilësonin truprojën si hero.
Qadri ishte pjesë e njësisë që kujdesej për sigurinë e guvernatorit, por ai hapi zjarr ndaj tij sapo do të hipte në makinë, në kryeqytetin Islamabad, më 4 janar. Gjyqi u zhvillua në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Raualpindi, me dyer të mbyllura për mediat.
“Gjykata njoftoi për të dënimin me vdekje”, deklaroi pas procesit avokati i të pandehurit, Shuja Ur Rehman për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Disa dhjetëra persona u mblodhën jashtë burgut pas dhënies së vendimit, duke bërtitur parulla pro-truprojës.