E Diel, 1 Nëntor 2026

Një 16-vjeçar shqiptar rreh dhe grabit një 13-vjeçar grek

KRETE-Ngjarja ndodhi dje pasdite në Agia Triada në Kretë, kur adoleshenti shqiptar gjeti në rrugë të miturin dhe e rrahu për t’i dhënë para. Kur e pa se fëmija nuk kishte asgjë me vete, e detyroi ta çonte në shtëpi, për të gjetur paratë.

Pasi shkuan në shtëpi, 16-vjeçari pa se aty nuk ndodheshin prindërit e fëmijës dhe duke përfituar nga rasti rrëmbeu katër ora, një videokamera dixhitale dhe bizhuteritë, vlera e të cilave sipas policisë shkon në 18 500 €.

Policia ka nisur një ndjekje për të gjetur 16-vjeçarin shqiptar sipas përshkrimit të fëmijës.

(d.b/a/jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›