Hoftik bën arrogantin: As që e mendoj humbjen
TIRANE- Me një ton arrogant dhe shumë i sigurt në vetvete, trajneri çek i Spartak Tërnavës, Pavël Hoftik, ka deklaruar se skuadra e tij synon një fitore në ndeshjen e sotme ndaj Tiranës. Ai ka pranuar se përballë ka një ekip me shumë experience në Kupat e Evropës, por ndërkohë është pare qartë analiza që ai i kishte bërë skuadrës shqiptare. Hoftik, duke folur për gazetarët shqiptarë, është shprehur se pavarësisht emrit që ka Tirana, as që e çon nëpër mend humbjen në një ndeshje të tillë. "Ne vijmë me dy mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje, megjithatë jemi shumë optimistë, - deklaroi trajneri çek. – Dihet që në ndeshje të tilla ka shumë rëndësi të shënosh, por unë dua që të fitojmë 1-0 ose të barazojmë me shumë gola. Humbja? As që e mendoj", u shpreh më tej Hoftik. Në lidhje me Tiranën, trajneri i Spartak Tërnavës vuri në dukje një sërë problemesh, që sipas tij, e bëjnë të jetë më shumë optimist për përballjen. "Unë e di që Tirana është një klub me shumë traditë në Evropë, por ajo është një skuadër që në vitet e fundit ka ndërruar trajnerë dhe lojtarë në mënyrë masive. Shkurt, nuk është kaq kompakte dhe e organizuar sa ne. Jam në dijeni se tre apo katër futbollistë të formacionit bazë nuk kanë luajtur kurrë mes tyre dhe kjo për mendimin tim është një dobësi e madhe", deklaroi Pavël Hoftik.
SLLOVAKËT
Spartak Tërnava është një ekip shumë i njohur në Sllovaki, ndonëse nuk fiton një titull prej 38 vjetësh, që kur ky vend ishte i bashkuar me Çekinë. Ai është një klub që numëron 5 tituj kampionë dhe 10 kupa në histori, pra një nga më të suksesshmit e Sllovakisë. Por, suksesi më i madh i Spartak Tërnavës ka qenë në fundin e viteve '60. Në 1969-ën, ky ekip arriti në gjysmëfinale të Kupës së Kampioneve, duke u eliminuar nga Ajaksi. Ai vit mbahet mend edhe si më i rëndësishmi në historinë e klubit. Spartak Tërnava shkoi dy herë në çerekfinale të këtij kompeticioni në vitet 1973, 1974, duke u kthyer në një nga klubet më të mëdhenj të epokës në ish-Çekosllovaki. Por, sukseset në Evropë kanë munguar vitet e fundit, madje kjo skuadër ka kaluar vetëm njëherë, në vitin 2004, dy ture të Kupës Intertoto. Në përballjet me ekipet shqiptare, Spartak Tërnava ka eliminuar Vllazninë në sezonin 1999-2000.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)