Kualifikohet Brazili, Pato e Nejmar thyejnë Ekuadorin
BRAZIL- Brazili është kualifikuar për në çerekfinale të Coppa America, pas fitores 4-2 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e fundit të grupit B. Dy gola të Aleksandre Patos dhe dy të talentit Nejmar, i kanë dhënë vendin e parë në grup skuadrës së drejtuar nga Mano Menezes.
Pas gabimeve në ndeshjet e para, brazilianët janë rikthyer te loja e bukur në takimin me ekuadorianët, duke bërë diferencën në fushën e lojës. Në takimin tjetër të këtij grupi, Paraguaji ka barazuar 3-3 me Venezuelën, duke mbetur në vend të dytë, po aq sa Brazili.
Në çerekfinale, skuadra Seleçao do të ndeshet pikërisht me Paraguajin, një ekip të cilin e pati edhe në grup. Ndeshja më e fortë e kësaj faze do të jetë ajo mes vendasve të Argjentinës dhe Uruguajit.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)