E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një 35 vjeçar ka tentuar të vetëvritet

Një 35 vjeçar mbrëmë, ka tentuar të bëjë vetëvrasje, mirëpo falë lajmërimit të policisë nga ana e vëllait të tij i është shpëtuar jeta.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë se rreth orës 20.00 personi ka tentuar të bëjë vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Policia, sipas tij ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar një brisk me të cilin viktima ka tentuar të bëj vetëvrasje.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes policia ka zbuluar dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike të llojit kokainë rreth 70 gram”, ka thënë Ibraj.

Bëhet e ditur se i dyshuari është shpërndarës i substancave narkotike në Pejë.

I dyshuar është arrestuar dhe iu ka shqiptuar masa e ndalimit nga policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›