Shtyhet për të enjten seanca gjyqësore ndaj Albin Kurtit
Është shtyrë për të enjten në orën 11:00, seanca gjyqësore ndaj liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Një vendim i tillë ka ardhur pas kërkesës së avokatit mbrojtës Avni Gjakova, për së paku dy ditë kohë për ta lexuar lëndën në tërësi.
Gjakova, është caktuar sot në këtë detyrë.
Avokati Gjakova në fillim të seancës ka propozuar që të ndërrohet përbërja e trupit gjykues.
Sipas tij përbërja e trupit gjykues nga gjyqtarë vendës, mbase do të mund të sillte Albin Kurtin në seancë.