E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën dy lopë, mbanin dhe armë pa leje

Durrës, 13 prill, NOA Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë dy persona të cilët dyshohen se kanë vjedhur dy lopë dhe dispononin një armë gjahu pa leje.

Lajmi bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se të ndaluarit janë 23-vjeçari Shpëtim Kadia, banues në fshatin Shkafanë dhe 70-vjeçari Rexhep Shehu, banues në fshatin Gramëz; të cilët në bashkëpunim me 19-vjeçaren Marsida Shehu dhe bashkëmoshataren Astrit Laze, dyshohet se kanë vjedhur 2 lopë në banesën e personit me inicialet Z.S., në fshatin Bubq të Krujës.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës së Rexhep Shehut, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu të cilën ky person e mbante pa leje.

Materialet proceduriale për veprat penale të Vjedhjes në bashkëpunim dhe Mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›