E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oktapod, kush e ngre kupën?

Deri tani, tetëkëmbëshi më i përfolur në planet ka parashikuar me saktësi plot gjashtë ndeshje, në katër prej të cilave ka zgjedhur krahun e djathtë: Gjermani-Serbi (0-1), Ganë-Gjermani (0-1), Argjentinë-Gjermani (0-4) dhe Gjermani-Spanjë (0-1). Tabela e ndeshjeve të radhës vë në krahun e djathtë (si skuadra udhëtuese) pikërisht Gjermaninë (kundër Uruguajit) dhe Spanjën (në finale me Holandën). Prandaj gjermanët dhe spanjollët shpresojnë se edhe kësaj here Poli do të qëllojë djathtas.

Ndërkaq, kryeministri spanjoll, Hoze Luis Zapatero, ka theksuar se oktapodi ka qenë vërtet spektakolar në këtë botëror. Prandaj, është shprehur i gatshëm të vërë në dispozicion një skuadër për të mbrojtur gjallesën nga një hakmarrje e mundshme e gjermanëve. Gjithsesi, për momentin oktapodi Pol do të vijojë me parashikimet, duke iu larguar përkohësisht rrezikut për të përfunduar në tiganin e ndonjë kuzhinieri...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›