E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, identifikohetautori i vrasjes së 62 vjecarit

SHKODER- Identifikohet autori i vrasjes në fshatin Kasnec të Shkodrës. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se pas hetimeve rezulton që autori i ekzekutimit të 62-vjecarit Ndoc Prroji është Gjokë çukaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur 23-vjecari ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë të moshuarin duke e lënë të vdekur në vend, më pas është larguar në drejtim të paditur.

Nga veprimet e para hetimore, mësohet se ngjarja ka ndodhur, në afërsi të banesës së viktimës, për motive të dobëta pas një konflikti.

Ndërkaq forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit të krimit, 23 vjecarit Gjokë çukaj i cili do të përballet me akuzat “vrasje me dashje dhe armbajtje pa leje”.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›