Një 6-vjeçar mbytet në basen
Nga Express më 03 maj 2011 në ora 11:05
Një gjashtëvjeçar ka vdekur aksidentalisht në një basen të ujit, në fshatin Koliq.
Fillimisht babai i vogëlushit kishte raportuar në polici se djali ishte larguar nga shtëpia.
Por, trupi i pajetë i fëmijës është gjetur pasi që në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët kanë zbrazur ujin e basenit.