E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre djem ikin nga shtëpia, i rrihte babai

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 12:01

Në fshatin Korreticë të Drenasit, një person ka raportuar në polici se tre djemtë e tij (18, 17 dhe 14-vjeçar) kishin dalë nga shtëpia dhe se nuk dinte vendndodhjen e tyre.

Njësitet policore kanë takuar tre fëmijët, të cilët kanë deklaruar se kishin dalë nga shtëpia, si pasojë e dhunës fizike, të cilën e kishte ushtruar babai i tyre. Tek tre fëmijët vëreheshin shenja të dhunës fizike, njofton policia, në raportin e saj ditor.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Më pas ata janë dërguar në strehimore.

Kurse babai i dhunshëm, me urdhër te prokurorit, është liruar ne procedurë të rregullt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›