Një 64-vjeçar nga Durrësi vdes nga gripi i derrit
Ky rast e çon në 12 numrin e personave që kanë humbur jetën nga ky virus. Burime nga QSUT-ja bënë të ditur se 64-vjeçari mbahej në reanimacion që prej datës 6 dhjetor të vitit të shkuar, ndërkohë që sot ka humbur jetën.Mësohet se viktima kishte edhe komplikacione të tjera me shëndetin. Gripi i derrit u përhap masivisht në botë vitin e kaluar. Fillimisht gripi u përhap në Meksikë dhe më pas në vende të tjera. Mediat gjermane kanë shkruar se gripi është krijuar në laborator dhe është përhapur për qëllime përfitimi. Por, ministrja e Shëndetësisë së Finlandës ka shkuar më tej kur akuzuar Shtetet e Bashkuara për përhapjen e gripit. “Amerika ka për qëllim të zvogëlojë popullsinë botërore deri në dy të tretat heshturazi dhe pa pasoja për vete, përkundrazi duke fituar miliarda dollar. Ajo ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shpikë epideminë “Gripi i derrit” si epidemi e shkallës fatale për të organizuar më pas vaksinimin e detyrueshëm e jo vullnetarë të njerëzve, e veçanërisht duke filluar me kategoritë e synuara si: gratë shtatëzëna dhe fëmijët duke rrezikuar gjeneratën e re. Qeveria jonë finlandeze nuk pranoi klasifikimin e sëmundjes në këtë nivel por e kategorizoi atë si të rëndomtë, andaj nuk e detyron asnjë njeri që të vaksinohet”, pat deklaruar ajo disa ditë më parë.