Përmbytjet, Basha: Situata është normalizuar

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha në një konference për shtyp në qytetin e Shkodrës ka deklaruar se situata në zonat e përmbytura në veri është normalizuar. Ai theksoi se në zonat e përmbytura ka rënie të nivelit të ujit. "Në zonat e përmbytura niveli i ujit ka rënë. Ndërkohë që evakuimi i banorëve do të vazhdojë", u shpreh ai.
Ministri Basha ka bërë me dije se deri tani janë evakuuar 4170 banorë, ndërkohë që po vijon edhe shpërndarja e ushqimeve .
Sipas ministrit pritet që në këto zona të mbërrijnë dy helikopterë të specializuar për evakuime. Ministri i Brendshëm pohoi se thirrjes për ndihmë i janë përgjigjur disa shtete.