Një 64-vjeçar nga Shkodra “thyen” i pari kufirin e Greqisë

Bëhet fjalë për shtetasin Nikoll Rama, 64 vjeç, kaloi kufirin duke pasur vetëm pasaportë biometrike. Për të, kjo ishte hera e parë që udhëtonte drejt shtetit fqinj.
Ai kaloi në pikën kufitare të Kakavijë duke udhëtuar drejt Athinës për të takuar të bijën. ''Jam shumë i emocionuar që po kaloj kufirin pa vizë'', tha 64-vjeçari Rama.
Edhe Porti i Durrësit i hapi mbrëmë 12 sportelet e pikës së kalimit kufitar në portin e Durrësit për qytetarët që duke lëvizur pa viza të mbërrijnë në vendet e hapësirës Shengen sot në ditën e parë të përcaktuar nga BE.
Pas mesnate, nga porti i Durrësit u nisën tre tragete drejt Barit, të cilët kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Itali.
2010-12-15 09:53
[