E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-drejtori i bankë s në Psikiatri, babai i Artan Kadriajt: U shqetë sua pë r kredinë 300 mijë eu

/* */

Babai i Artan Kadriajt, i njohur si bankier dhe se fundi drejtues i nje kompanie ndertimi, thote se djali i tij po perpiqej te mbronte familjen. Tahir Kadriaj, 72 vjeç, shpjegon se gjithçka ndodhi nga nje moment jo i mire qe po kalonte djali i tij. Babai thote se djali po perpiqej te mbronte familjen, sepse ishte fiksuar se dikush kerkonte t’i vriste. Ne

nje interviste per gazeten “Panorama”, Tahir Kadriaj, babai i 40-vjeçarit qe per 5 ore alarmoi policine dhe banoret e kryeqytetit, shpjegon se si ka ndodhur ngjarja minute pas minute.
A ka pasur ndonje problem kohet e fundit djali juaj? Ndonje gje qe e shqetesonte, nga e cila kishte frike?
Artani kohet e fundit punonte si menaxher ne nje firme maqedonase, qe merrej me blerje materialesh ndertimi, kryesisht materiale per infrastrukturen rrugore. Para disa ditesh, Artani kishte marre nje kredi 300 mije euro ne “Raiffeisen Bank” ne Kosove, per te blere nje makineri qe perdorej per thyerje te gureve, te cilet me pas perdoreshin per te shtruar rruget. Kishin kaluar disa dite qe ai kishte bere porosine per makinerine, diku jashte shtetit, po nuk e di saktesisht se ne cilin vend. Di qe malli i porositur nuk po vinte. Dhe Artani ishte shqetesuar per kete, çfare nuk mendonte. Kishte disa dite qe nuk ishte mire, pasi ishte shume i shqetesuar. Dyshonte se mos dikush i kishte bere ndonje rreng dhe ky kishte marre jo pak, por 300 mije euro kredi. Kjo ka qene edhe arsyeja qe ai u fiksua dje (te dielen) gjate gjithe dites, qe nga mengjesi heret e deri naten vone, kur u detyruam te lajmeronim policine.
Kishte ndonje dyshim konkret, apo e kishte kercenuar njeri ne lidhje me kete qe dyshonte Artani?
Jo, jo. Keto ishin vetem dyshimet e tij. Ai vriste mendjen se kush ia kishte punuar qe po vonohej malli. Por, nuk kishte marre as ndonje mesazh kercenues, as ndonje kercenim direkt, asgje. Gjithçka ishte nje dyshim i tij, pas te cilit u fiksua keq dhe ndodhi ajo qe ndodhi.
A mund te na pershkruani si ka ndodhur ngjarja?
Ai ishte zgjuar shume heret ne mengjes dhe kishte ardhur tek ne, bashke me dy djemte dhe gruan. Vinte shume shpesh tek ne, madje deri vone ka jetuar ne nje apartament perballe me ne. Por, duke qene se ishte dhome e kuzhine, femijet iu rriten dhe i duhej me shume hapesire, mori nje shtepi me qira, tek ish-kinema “17 nentori”. Edhe dje, duke qene se ishte dite e diel, dite pushimi, erdhi te qendronte pak nga ne, por ishte edhe shume i shqetesuar. Nuk donte te shikonte asnje njeri tjeter perveç nesh. Ishte fiksuar se dikush do ta vriste dhe donte te rrinte vetem ne shtepi, nuk na linte as ne te dilnim jashte.
Çfare ju thoshte konkretisht? Perse u nervozua me vone?
“Do me vrasin”, thoshte. Do ju vrasin edhe ju. Dikush do te na beje keq dhe do ju mbroj une. Pastaj shkoi mori çiften. Ne e kishim nje çifte me leje dhe e kisha lene diku nga apartamenti ku Artani jetonte me perpara dhe aty vajti dhe e mori. Ne nuk e qetesonim dot, sepse ai ashtu ishte fiksuar. Me bindje dhe mjaft i frikesuar vazhdonte te ngulte kembe se dikush donte te na vriste te gjitheve. Ne lajmeruam kunatin e tij, vellain e gruas, Agron Papajanin. Ai eshte gjyqtar tek Gjykata e Apelit dhe Artani ka miqesi me te dhe menduam se do e qetesonte disi. Por, kur erdhi ai, Artani u nervozua me shume. Siç e kishte çiften ne dore, ia drejtoi Agronit dhe ia mbeshteti ne gjoks. Ai nuk donte te shihte asnje njeri tjeter ne ato momente. Edhe djemte i kishim lene nga dhoma tjeter. Ne nje moment u frikesuam edhe ne dhe nuk kishim rruge tjeter dhe lajmeruam policine, rreth ores 21:30, diçka e tille.
Si reagoi djali juaj kur erdhi policia?
Atehere ai u acarua me keq, filloi duke bere veprime te pakontrolluara. Kulmi i nervozizmit te tij ishte kur po ndiqte televizorin dhe pa qe ngjarja po jepej me titra ne disa kanale. Kur lexoi se po flitej per nje pengmarrje, filloi te levizte neper shtepi. Perseriste vazhdimisht: “Une po ju mbroj qe mos te na vrasin, nuk po ju mbaj peng”. Veç çiftes qe mbante ne dore, mori edhe nje thike dhe levizte duke pare neper te gjitha dritaret e shtepise, ne ballkon. Me pas fiksohej duke qendruar tek dera, shikonte nga syri magjik se çfare po ndodhte, sepse degjonte zhurma. Ne e qetesonin duke i thene se zhurma s’kishte lidhje me ne, por ishin komshinjte.
Si vazhdoi situata me vone? Si kontaktonit me policine?
Me policine arritem te kontaktonim me celular. Ata kerkonin ndihmen tone per ta qetesuar qe te mos bente ndonje veprim te nxituar. I kerkuam policise qe te largoheshin nga hapesira poshte dritareve dhe ballkonit ku ai mund t’i shihte dhe te na keshillonin se si mund ta mbanim ne qetesi. Ata na thane qe te perpiqeshim ta ulnim diku te qetesohej, qe ta zinte gjumi. Por ai nuk bindej, kishte frike per ate qe i ishte fiksuar. Qendroi disa ore, gati 5 ore duke levizur neper shtepi. Ulej ne kolltuk dhe ngrihej prape ne kembe i frikesuar. Ne nje moment u ul ne kolltuk dhe qendroi disi me gjate pa levizur. E bindem qe te paloste çiften dhe ta mbeshteste ne mur, ndersa thiken e vendosi ne ane te divanit. Ne nje moment kur ishte gati duke e zene gjumi, arrita te largoj armen dhe e fsheha diku nga dhoma tjeter. Lajmeruam policine qe te hynte nga ballkoni pa zhurme sepse nuk kishte zgjidhje tjeter. Hapa vetraten dhe i ndihmuam tre djem te rinj qe te futeshin brenda. Me pak fjale, ia dorezova vete djalin policise, por nuk kisha zgjidhje tjeter.
Si veproi Artani ne ato momente?
I erdhi e papritur, me shume u frikesua, sepse mendoi se erdhen per ta vrare. E derguam tek spitali nr.5, bashke me policine. Kur arriti aty dhe pasi beri nje qetesues, erdhi ne vete, ndryshoi gjithçka. Ne fund te fundit, ai u qetesua sepse nuk e vrane ate dhe as ne, ashtu siç ishte i frikesuar ai. Sepse ai kete kerkonte me mendjen e tij, qe te na shpetonte ne.
A ka pasur me pare probleme te tilla djali juaj?
Asnjehere. Ai ka qene nje nxenes i shkelqyer qe ne femijeri. I perkushtuar pas mesimeve. Krijoi nje familje te shkelqyer dhe ka dy djem qe po ndjekin rrugen e tij ne shkolle. Ështe nje ekonomist i zoti dhe ka punuar ne pozicione mjaft te mira, si drejtues ne banka. Te gjithe e vleresonin, sepse ishte absolut.

RENEA ndoqi me snajper “pengmarrjen”

Efektivi i RENEA-s, me ane te dylbise se snajperit, ka mbajtur nen kontroll per 5 ore levizjet e 40-vjeçarit, brenda ne shtepi. RENEA, me ndihmen e familjareve te Kadriajt, por edhe te disa banoreve ne pallatin perballe, e ka mbajtur gjithçka nen kontroll. Ne pallatin perballe shtepise ku ndodhi ngjarja, nje familje liroi njeren dhome, ne te cilen u vendos snajperi i RENEA-s. Gjate gjithe kohes, forcat e policise kane kontaktuar me mesazhe (sms) me djalin 15-vjeçar te Artan Kadriajt, i cili kerkonte mendim nga oficeret, se si te vepronin per zgjidhjen e situates. Djali u ka shpjeguar policeve ore pas ore gjithçka po ndodhte brenda ne banesen ku ndodhej Artan Kadriaj, me arme ne duar. Me ndihmen e djalit te autorit te ngjarjes eshte krijuar ura lidhese e komunikimit mes policise dhe familjareve. Ata kane mundesuar largimin e perdes nga dritarja e dhomes, ku qendronte me shume Artani, ne menyre qe snajperi ne dritaren perballe te kontrollonte gjithçka. Ndersa nje grup tjeter, tre oficere te RENEA-s, ishin vendosur ne apartamentin e fqinjit te familjes Kadriaj, ne katin e trete, siper tyre, ne menyre qe te ishin vigjilente per çdo zhurme te dyshimte. Ne rast se do te degjoheshin te shtena arme, atehere RENEA do te ishte e gatshme per te nderhyre ne çdo kohe, duke shkallmuar deren e apartamentit. Ndihma me e madhe per policine, qe dy dite me pare kishte zbarkuar ne zonen perreth ATSH-se, ka qene djali i 40-vjeçarit, i cili informonte nepermjet celularit per çdo veprim te te atit. Burime nga policia thane se ne nje moment djali u kishte thene se Artani ishte irrituar nga prezenca e tepert e njerezve dhe policise poshte pallatit, ndaj duhej te largoheshin nga aty. Çdo informacion qe vinte nga brenda shtepise per policine ishte mjaft i vlefshem, per menyren sesi do rridhte ngjarja. Per kete arsye, keshilla e 15-vjeçarit eshte marre parasysh dhe forcat e policise jane zhvendosur me ne brendesi te zones, si dhe kane penguar edhe qarkullimin e banoreve ne rrugicat perreth ATSH-se. Negociatat me ndermjetesimin e familjareve kane vazhduar per gati pese ore me radhe, derisa Artan Kadriaj, ne nje moment eshte qetesuar dhe nuk ka levizur per disa momente. Ky ka qene çasti me i volitshem, qe forcat RENEA te futeshin nga ballkoni dhe ta neutralizonin. Edhe kete radhe, 3 oficere te policise kane hyre ne shtepi me ndihmen e familjareve, edhe pse e kane pasur disi te veshtire prangosjen e 40-vjeçarit, i cili ne gjendje te renduar psikologjike, ishte mjaft i fuqishem.

MJEKET: 40-vjeçari po qetesohet

Sipas mjekeve psikiater te Spitalit nr.5 ne QSUT, Artan Kadriaj po reagon mire pas mjekimit. Por megjithate, ende nuk eshte percaktuar nje afat i sakte, sesa do i duhet qe te qendroje i shtruar ne pavijon, nen kujdesin e mjekeve. Edhe familjaret pranojne se gjendja e tij eshte permiresuar ndjeshem dhe presin konfirmimin e mjekeve, se kur do te dale nga spitali.

Kadriaj u shpall i pafajshem, pas denoncimit te Bankes Amerikane

TIRANE – Diten e fundit te muajit maj 2006, Artan Kadriaj u shpall i pafajshem me nje vendim te Gjykates se Tiranes per akuzen e “zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve”. Procedimi penal ndaj tij kishte nisur ne gusht te vitit 2004, pas nje kallezimi nga ana e “Bankes Amerikane te Shqiperise”. Pasi u pushua me pas hetimi ndaj tij, ne korrik te vitit 2005, ai u vu nen akuze serish. Akuzat e prokurorise kishin te benin me nderrimin e vendit te punes se Kadrise nga Banka Amerikane e Shqiperise, ne “Raiffeissen Bank”, ne muajt qershor-korrik 2004. Me nje padi te ish-drejtorit te Bankes Amerikane, Lorenzo Roncari, e cila u rrezua ne gjykate, organi i akuzes pretendonte se dy muaj para largimit nga Banka Amerikane, Kadriaj kishte kerkuar nga vartesit e tij informacione lidhur me disa kliente te bankes, te cilat i kishte marre me ane te tre disketave. Gjithashtu, pretendohej se Kadria kishte fshire disa dosje te bankes, qe i kishte pasur ne nje kompjuter lap-top po te bankes, te cilin e kishte dorezuar rreth nje muaj pasi ishte shkeputur nga puna. Ne vendimin e pafajesise, gjykata arsyetonte se “ne asnje rast nga ana e prokurorise nuk u paraqit asnje prove per te provuar qe i pandehuri te kete perdorur informacionet e Bankes Amerikane te Shqiperise dhe te kete pasur si rezultat i ketij perdorimi perfitime vetjake ose t’u kete sjelle perfitime te treteve jashte bankes”.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›