Spiro Ksera: Për herë të parë në Greqi ika nga mali
E gjejmë në zyrën e tij, të impenjuar me aktivitetin e përditshëm. Nga njerëzit që hyjnë e dalin, kuptojmë që është tepër i zënë, edhe pse gjen kohën për të ndarë me ne momentet më të rëndësishme të jetës. Na mirëpret me dashamirësi dhe na pyet nëse dëshirojmë të pimë diçka. E kemi parë vetëm serioz, por sapo fillon të flasësh me të arrin të kuptosh që prapa seriozitetit fshihet një njeri i thjeshtë dhe me humor. “Ne vërtet jemi ministri e varfër, por mund t’jua shërbejmë një kafe”, - na drejtohet, ndërsa na fton të ulemi përballë tavolinës së punës. Spiro Ksera, që prej vitit 2009 mban postin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, ndërsa sot vjen ekskluzivisht për suplementin “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, në një rrëfim të veçantë për jetën e tij. Vendi ku lindi dhe u rrit, familja e tij dhe jeta me bashkëshorten, Kostando, vitet e emigrimit dhe rikthimi i tij për t’u futur në politikë, vështirësitë, manipulimet dhe jo vetëm. Të gjitha këto, mund t’i zbuloni në këtë intervistë të jashtëzakonshme.
Z.Ksera, ku jeni lindur e rritur?
Siç dihet, unë jam pjesëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe familja jeton në zonën e Dropullit, ku shumica e fshatrave dhe shumica e popullsisë janë të minoritetit. Jetoj në fshatin Devician, që është fshati më i madh i minoritetit afër Gjirokastrës. Një fshat me tradita, një fshat dinamik, me shumë biznese të vogla dhe të mesme, një fshat që ka preferuar në vitet e fundit si gjithë Shqipëria e jugut të emigrojë, por që këto vitet e fundit, meqenëse shumica e bashkëfshatarëve të mi jetojnë në Janinë,- një qytet i madh afër Gjirokastrës, - preferojnë të kthehen në shtëpi të dielave dhe t’i japin gjallëri këtij komuniteti në fshatin ku jetoj.
Cila është familja juaj?
Babain e kam humbur prejvitesh. Mamaja me vëllain jetojnë të gjithë së bashku. Është e çuditshme, sepse jemi një familje e madhe dhe dreka bëhet për më shumë se 10 veta. Padyshim që kjo mua më gëzon. Bashkëshortja ime është pedagoge në Universitetin "Eqerem Çabej" të Gjirokastrës, në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Greke, prej vitesh. Atje ka mbaruar studimet dhe vazhdon si pedagoge. Është po nga i njëjti fshat, Derviçani, dhe nga një prej fiseve më të mëdha të fshatit, me influencë në gjithë zonën e Gjirokastrës. Kam tre fëmijë: Vajza e madhe po shkon drejt të 17-ve, vajza e vogël është 11 dhe djali, Fotis, sivjet shkon në klasën e parë fillore. Vitin e kaluar jetuam të gjithë si familje në Tiranë, por këtë vit djali shkon në shkollë për herë të parë dhe problematika me njohjen e gjuhës shqipe na ka bërë të vendosim që dy vitet e para t'i bëjë në Gjirokastër, në shkollën fillore, në greqisht. Vëllai im ka një biznes privat, që operon në zonën e Dropullit, por edhe në Gjirokastër. Jemi të njohur në zonë për marrëdhëniet shumë të mira që kemi me bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët dhe shpresojmë që, pavarësisht ndikimeve politike të viteve të fundit, të cilat kanë influencuar jetën time të përditshme, ato të e mos pengojnë këtë bashkëjetesë dhe këtë mirëkuptim që kemi pasur me gjithë bashkëqytetarët.
Në shtëpi, flisni greqisht?
Po, në shtëpi flasim greqisht dhe ndonjëherë duket se tingëllon çuditshëm kur në Shqipëri themi që flasim greqisht. Në shkollën fillore që është afër shtëpisë sime shumicën e mësimeve nxënësit e bëjnë në gjuhën greke, ndërsa në shkollën e mesme dominon shqipja, që na ndihmon të integrohemi si minoritarë në shoqërinë shqiptare. Kjo është një gjë pozitive, sepse ne rritemi me dy gjuhë, dhe integrimi, qoftë për të punuar në tregun e punës në Shqipëri, por edhe bashkëjetesa këtu është tepër e madhe dhe vitet kanë treguar që ne kemi qenë dhe jemi një faktor stabiliteti, në Rajon, në Jug, në qytetin e Gjirokastrës dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë.
Po gjuhën shqipe si e mësoni, duke qenë se në shkollë dhe shtëpi flitet greqisht?
Shqipja mësohet si gjuhë e huaj në klasën e parë fillore. Fillojnë me pak orë në fillim dhe pastaj rritet fluksi i mësimeve në gjuhën shqipe, por mësohet edhe me komunikimin, me Gjirokastrën, me gjithë njerëzit e tjerë.
Si quhet bashkëshortja juaj?
Kostando.
Ju thatë që bashkëshortja juaj është pedagoge në Universitetin e Gjirokastrës. Si e koordinoni kohën për t'u takuar me njëri-tjetrin, duke qenë se ju keni impenjime si ministër, ajo në Gjirokastër...?!
Këto janë vështirësitë që kanë politikanët në jetën e tyre, që edhe qytetarët e thjeshtë duhet t'i njohin, që të mos i etiketojnë politikanët si mbajtës vetëm të privilegjeve. Kam pasur mirëkuptimin dhe mbështetjen e bashkëshortes sime dhe ajo ishte dhe një nga faktorët kryesorë që unë u futa dinamikisht në jetën politike. Do të thoja që ajo vetë ka qenë veprimtare e organizatës "Omonia" të minoritetit, që në vitin e parë të krijimit të saj, në vitin 1991, dhe në vitin 1994, kur ne u fejuam, unë isha emigrant në Greqi. Atëherë punoja në Athinë dhe ajo pati një ndikim tepër të madh për futjen time në politikë, pra edhe mirëkuptimi është në dimensione të mëdha. Por do thoja që kemi vështirësi, sepse jemi familje e madhe, por unë jam munduar që çdo të shtunë e të diel të ndodhem pranë shtëpisë sime, pavarësisht ngarke-sës së punëve në Ministri. E kam bërë këtë edhe për një arsye tjetër, që të jem sa më afër zonës sime elektorale, për të bashkëbiseduar me mbështetësit e mi, sepse mendoj që zhvillimet politike në minoritet kanë qenë dinamike, të vështira, që donin hapësira dhe mirëkuptime më të mëdha. Kemi vështirësi, por jemi munduar që këtë ta përballojmë së bashku.
Si i kujtoni vitet e universitetit?
Shkolla e lartë më ka etiketuar dhe më ka drejtuar. Fillova Universitetin në degën e Inxhinierisë Mekanike në vitin 1985, në vitet më të vështira për Shqipërinë. Ka qenë kulmi i varfërisë ose fillimi i degradimit të sistemit komunist dhe ne si studentë këtë e kemi ndjerë mbi shpatullat tona, por varfëria, nga ana tjetër, ka ndikuar në forcimin e miqësisë që kishim me gjithë studentët e tjerë dhe do të thoja që kulmi i kësaj miqësie ka qenë Lëvizja e Dhjetorit e vitit 1990-të, ku kam marrë pjesë. Atje shikoje shpirtin e sakrificës, shpirtin e dashurisë dhe miqësisë ndërmjet studentëve, që mund të them se sot nuk ekziston. Sot ekzistojnë mënyra të tjera komunikimi ndërmjet studentëve. Brezi im është një brez i suksesshëm; shumica kanë pozicione drejtuese në administratën shtetërore, janë eksponentë politikë pranë të majtës apo të djathtës, shumë të tjerë kanë karrierë të suksesshme si pedagogë, biznesmenë. Kudo që kam shkuar nëpër botë kam takuar nga afër miqtë e mi më të ngushtë dhe jam gëzuar jashtë mase që ata atje kanë shkëlqyer në vendet ku jetojnë. Universiteti ndikoi pozitivisht në jetën time, sepse ne kishim një shkollë shumë të fortë atëherë, gjë që më dha mundësinë që, kur isha emigrant në Greqi të më njihej diploma si inxhinier mekanik dhe të punoja në profesion për gati dy vjet. Në Shqipëri u ktheva në vitin 1994.
Keni tentuar të dëgjoni muzikë të huaj në atë kohë?
Po, pa dyshim. Jo vetëm që ne dëgjonim muzikë të huaj nëpërmjet stacioneve të huaja apo kasetave të ndryshme, por edhe organizonim mbrëmje ditëlindjesh fshehurazi në shtëpitë e miqve dhe shokëve, ku dëgjonim edhe këngët e këngëtarëve më të mirë, ku dominonte Madona, Sandra, Elton Xhohn e shumë këngëtarë të tjerë. Ishim një brez që i pëlqenim këngët e huaja. Sigurisht që edhe repertorin e këngëve greke e njihja, pasi dëgjonim stacionet e Janinës. I dëgjonim, por edhe i këndonim këngët e huaja. Tani këndohet nëpër karaoke, ne atëherë këndonim mes miqsh.
Cili është këngëtari apo këngëtarja e preferuar greke?
Janis Paros, Marinela, Eleni Vitali dhe Mitropanos kanë qenë këngëtarët e preferuar atëherë, ndërsa si këngëtar të ri preferoj Mihali Haxhijanin.
Çfarë mund të veçoni nga dy vitet që ju keni qenë emigrant?
Në Greqi për herë të parë kam shkuar nga mali, si gjithë emigrantët e tjerë. Lashë punën, ku më kishin emëruar si përgjegjës i 150 punëtorëve në minierën e Memaliajit. Atje punova vetëm dy javë dhe vendosa, bashkë me disa miqtë e mi, të iknim si emigrantë nga mali, në kushte shumë të vështira. Ishte 14 janari i vitit 1991, kur, ndërsa ecnim malit rrugë pa rrugë, pamë njerëz të vrarë, të hedhur nëpër humnera e të shpërndarë nëpër male. Ato pamje më dalin ende përpara në çdo moment të jetës sime. Por emigracioni më ndihmoi dhe më forcoi, sepse si fillim punova si punëtor dhe atje mësova, duke qenë se shumë politikanë të tjerë nuk e kanë provuar të jesh punëtor i thjeshtë. Punova për një vit dhe mësova shumë gjëra: Realitetin e konkurrencës dhe të tregut të hapur të punës, mësova se duhet të jesh profesionist, mësova se duhet të sakrifikosh, të përpiqesh, dhe kështu u përgatita për gjëra më të mëdha në jetë. Në vitin 1994, pasi më ishte njohur diploma e inxhinierit dhe prej dy vitesh punoja në profesion e isha stabilizuar në Greqi, një kompani e madhe në jug të Shqipërisë, "Agna Group", më bëri kërkesën për t'u kthyer dhe për të punuar si drejtor, për të bërë marketingun e parë në Shqipëri.
Pse vendos, një student i Lëvizjes së Dhjetorit, me ato ëndrrat për demokracinë, të emigrojë jashtë Shqipërisë?
Sepse atë kohë ndiqnim me etje çdo lajm dhe zhvillim. Ishte vizita e kryeministrit grek, Miçotaqis, në Shqipëri, i cili takoi presidentin e atëhershëm, Ramiz Alia, dhe nga kronika që transmetoi TVSH-ja kuptuam se nga ky takim nuk po dilte asgjë. Pra, shpresat për një Shqipëri të hapur, më të mirë, për një vend më të stabilizuar u venitën nga qëndrimi i presidentit shqiptar. Kështu, bashkë me miq të tjerë menduam se është vështirë që Shqipëria të rregullohet për pak vjet. Ishte kjo, shtysa që na bëri të merrnim vendimin për të emigruar...
(vijon nesër)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)