Greqi, taksistët protestë para parlamentit
ATHINE- Shoferët e taksive protestuan këtë pasdite para Parlamentit grek duke hedhur slogane kundër qeverisë për shkak të masave ekonomike te ndërmarra se fundi dhe konkretisht kundër projekt-ligjit për liberalizimin e profesionit të tyre.
Rreth 5000 pronarë të taksive duan të takojnë ministrin e transporteve Janis Ragousis pas kontakteve të tij me grupin parlamentar te PASOK për rregullimet përfundimtare në projektligj, i cili është tashmë në procesin e konsultimit publik. Ministri Ragousis përpiqet të bindë deputetët e partisë në pushtet për t'iu përgjigjur nevojës dhe zbatimin korrekt të rregullave të përfshira në projekt-ligj.
Taksistët e rajonit të Atikës iu kanë kërkuar kolegëve të tyre në krahinë të vijnë në Athinë për të protestuar.
Në mbrëmje pritet të takohen përsëri sindikatat e taksisteve për të vendosur kursin e mëtejshëm të protestave, edhe pse tendenca është që të vazhdojë grevën.
Deri më sot profesioni i taksistit ishte një profesion i mbyllur dhe licensat për të ishin të përqëndruar në një numër të caktuar personash, ndërsa me vendimin e qeverisë, ky profesion liberalizohet.
Qeveria thotë se në këtë mënyrë rritet konkurrenca dhe për rrjedhojë edhe cilësia e shërbimit, por taksistët nuk duan ta pranojnë këtë vendim.
Protesta zhvillohet ndërkohë që sot dhe dje në gjithë Greqinë mungon shërbimi taksi, për shkak të grevës si një tjetër formë proteste nga shoferët, kundër vendimit për liberalizimin e profesionit të tyre.
Vendimet e ditëve të fundit të qeverisë greke, që lidhen me ristrukturimin e tregut të punës, liberalizimin e profesioneve të mbyllura, apo uniformizimin e pagave, kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha në radhët e qytetarëve në Greqi.
(d.b/BalkanWeb)