E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria çon në gjyq një shtetas, akuzohet për pastrim parash

TIRANË-Pas disa muaj hetimesh, Prokuroria e Durrësit ka dërguar për shqyrtim gjyqësor çështjen penale ndaj shtetasit Flamur Dedja, i dyshuar për pastrim parash.
Lajmi u bë i ditur sot nga burime zyrtare te prokurorise se Përgjithshme, që konfirmuan se, prokuroria e Durrësit ka kërkuar Gjykimin e çështjes nr. 85, të vitit 2009, me të pandehur Flamur Dedja, i akuzuar për "pastrim të produkteve të veprës penale".

Sipas prokurorisë, Flamur Dedja, është marrë si i pandehur pasi dyshohet se ka ndërtuar një biznes me të ardhurat e dyshimta të përfituara nga djemtë e tij Adriatik dhe Klodjan Dedja, të cilët janë akuzuar për shfrytezim prostitucioni, në Itali.
I pandehuri, ka blere një sipërfaqe toke prej 3832 m2, ne fshatin Xhazotaj, Durres, si dhe ka investuar në ndërtimin e objektit dy katesh, ku ka ngritur veprimtarinë ekonomiko finaciare Bar-Restorant, me vlere mbi 200.000 euro, nderkohë që, nuk ka pasur asnje aktivitet ekonomiko-financiar per te justifikuar investimin ne kete objekt.
Ai dyshohet gjithashtu se, në vitin 2009, pas fillimit të hetimeve ndaj tij, duke qene i bindur se nuk mund te justifikonte financimet e investimeve të bëra, si dhe me qëllim fshehjen apo mbulimin e origjinës së parave të investuara në biznez, ka hartuar në emer te tij, deklarata noteriale fiktive për ti paraqitur paratë e shpenzuara për investimet e bëra si të marra hua nga shtetas të ndryshëm.
Procesi gjyqesor ndaj tij pritet të nisë së shpejti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›