Mitrovicë shpërthimiBE apelon:Hetoni incidentin
BRUKSEL-Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe Catherine Ashton, e kanë dënuar sulmin e djeshëm në Lagjen e Boshnjakëve në MItrovicë dhe kanë shprehur shqetësim për “incidentin tragjik dhe krejtësisht të panevojshëm në pjesën veriore të Mitrovicës”.
Agjencite kosovare te lajmeve, RTK, e Telegraf njoftojne se Presidenti i Bashkimit Evropian, Van Rompuy, ka kërkuar “kthimin e menjëhershme të paqes” dhe u ka bërë thirrje “të gjitha palëve që të sillen me përgjegjësi maksimale”.
Ndërsa shefja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, përmes një deklarate i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës, që me mbështetjen e EULEX-it, ta hetojë këtë incident dhe të sigurojë që autoret të nxirren para drejtësisë.
Ky mesazh i shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian iu është dërguar edhe autoriteteve më të larta të Republikës së Kosovës.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi dje paradite kur serbët kishin filluar një protestë dje pas orës 09:00, kundër hapjes së zyrës për regjistrim civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Si pasojë gjeti vdekjen një person dhe u plagosën 11 të tjerë. Supozohet se shpërthimi ka ndodhur në ndonjë pusetë dhe prandaj fuqia shkatërruese e tij ka pasur më pak viktima. Vendi ku ndodhi shpërthimi është afër Shkollës së Mesme Teknike. Dyshohet se mjeti shperthyes ka qene nje granate.
Lagjia e Boshnjakëve vazhdon të jetë multietnike në pjesën veriore të Mitrovicës. Në urën lindore, që ndanë qytetin në dy pjesë, janë të stacionuara forca të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.
Shpërthimi dje u dënua nga shteti i Kosovës, OSBE si dhe solli reagimin e Presidentit Tadic. Shpërthimi u dënua sot dhe nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Mitrovicë, shpërthimi Rexhepi: Nuk mbyllim Zyrën Civile MPJ e Shqipërisë dënon shpërthimin në Mitrovicë Kosovë, KFOR-i i dënon aktet e dhunës