Gjirokastër, tuneli kustrehoeshin udhëheqësitkthehet në muze
GJIROKASTëR- Tuneli i cili shërbeu për vendstrehim në periudhën e diktaturës do të kthehet në një muze për historinë e jetës në qytetin e gurtë. Nisma është ndërmarrë nga Bashkia e qytetit të Gjirokastrës në bashkëpunim me zyrën për ruajtjen dhe zhvillimin e Gjirokastrës duke nxjerrë në pah me anë të prezantimit të tunelit, periudhën e errët të viteve të diktaturës.
Sipas përfaqësuesit të zyrës për ruajtjen dhe zhvillimin e Gjirokastrës, Sadi Petrela ky tunel i nëndheshëm i cili kalon në zonën muzeale dhe ndalet në skenën e kalasë shekullore do të risjellë një muze për vizitorët kryesisht të huaj, të cilët janë gjithnjë kureshtarë për tu njohur me periudhën historike të atyre viteve, kjo edhe për shkak të izolimit të vendit
“Në momentin që flasim tuneli është i vizitueshëm. Kanë kureshtje për ta parë sidomos perëndimorët, të cilët janë shumë të interesuar për të mësuar dicka për periudhën komuniste në Shqipëri. është një periudhë që për ta është krejtësisht e errët, Shqipëria për ta ka qenë krejtësisht e izoluar. Natyrisht që një tunel nuk tregon gjithë komunizmin në Shqipëri, por është një nga elementet që tregon mentalitetin e asaj kohe”, - u shpreh Sadi Petrela.
(m.a/News24/BalkanWeb)