E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet Bep Shiroka Berisha mesazh ngushëllimi familjes

TIRANE-Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të njohur shkodran Bep Shiroka.

Në mesazhin e tij, kryeministri Berisha shpreh trishtimin për humbjen e aktorit të madh.
“Të nderuar familjarë dhe të afërm të të ndjerit Bep Shiroka. Ndihem thellësisht i prekur nga lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj më të dashur dhe njëkohësisht të aktorit të madh shkodran, që me interpretimin e tij mbresëlënës, në kinematografi dhe teatër u ka falur spektatorëve shqiptarë shumë role interesante që do të ruhen gjatë në kujtesën e tyre”.

Më tej Berisha shprehu vlerësimin e madh për aktorin shkodran dhe rolet që Shiroka ka përcjellë tek artdashësit:
“Bep Shiroka me humorin e natyrshëm shkodran, të derdhur me shumë mjeshtëri në role kinematografike të shkëlqyera do të mbetet gjithmonë një figurë e paharruar për Shkodrën dhe për të gjithë artdashësit shqiptarë, të cilët do ta kujtojnë me nostalgji dhe nderim këtë artist fisnik.
Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta!, citon mesazhi i kryeministrit Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›