E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje Gjykate e Pireut ne Greqi nis procesin kunder disa pjesetaresh te forcave speciale te ushtrise

Nje Gjykate e Pireut ne Greqi nisi gjykimin per nje grup pjesetaresh te forcave speciale te ushtrise greke. Ata jane paditur nga Komiteti grek i Helsinkit per thirrjet rraciste antishqiptare gjate nje parade ushtarake vitin e shkuar.

Mediat zyrtare greke njoftuan se nje grup i gjere pjesetaresh te forcave speciale te ushtrise greke posacerisht Njesise se Marines Detare po gjykohen nga Gjykata e Pireut ne Greqi per thirrjet antishqiptare gjate nje parade ushtarake marsin e vitit te shkuar.

29 pjesetaret u paditen nga Komiteti grek i Helsinkit pas shfaqjes se pamjeve video  te cilat tregonin ushtaraket ne nje parade ne kryeqytetin grek Athine duke kenduar nje marsh ushtarak  ku shprehej urrejtja ndaj shqiptareve.

Vezhguesi grek i Komitetit te Helsinkit Panajotis Dimitras reagoi menjehere pas ngjarjes dhe organizata qe ai perfaqeson beri edhe depozitimin e padise per shkelje te Ligjit  Kunder Racizmit. Pas gati nje viti e gjysem eshte hapur procesi gjyqesor ndaj ushtarakeve greke pjese e forces elite. Procesi gjyqesor sipas burimeve mediatike greke ka filluar me degjimin e paleve .

Mjetet greke te informimit njoftuan se ndersa procesi zhvillohej ne gjykate te aferm dhe qytetare greke u mblodhen jashte dyerve te gjykates duke leshuar parrulla patriotike. Gjyqi eshte ndjekur gjithashtu nga perfaqesuesit politike te Partise  se ekstremit te djathte Laos.

Komuniteti i emigranteve shqiptare i percolli vitin e shkuar me shqetesim pamjet e shfaqura ne fillim nga televizionet shqiptare dhe me pas edhe nga mjete kryesore televizive greke te ciat tregonin nje marrshim ushtarakesh te njesise detare tek kendonin nje marsh antishqiptar. Ministria e Jashtme shqiptare kishte reaguar menjehere pas ngjarjes me  force ndersa autoritetet  greke  te mbrotjes deklaruan atehere se do te hapnin nje hetim mbi ngjarjen.

Ndonese ne Greqi jane ulur ndjeshem gjate viteve te fundit tonet rraciste ndaj shqiptareve  nuk mungojne raste te vecuara. Trajtimi i tyre sidomos ne mjetet greke te informimit sipas analisteve te shtypit  nga Athina eshte bere me tone me realiste. Kjo sipas tyre  larg problematikave te viteve te shkuara kur shqiptareve u visheshin  epitete sidomos me ngjarje kriminale qe me pas rezultonte se keto ngjarje se nuk kishin te benin me emigrantet shqiptare

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›