Marreveshje per hipotekimin e dhjetra mijera banesave ne Tirane

Ne Shqiperi Bashkia e Tiranes nenshkroi sot nje marreveshje me ministrine e Drejtesise dhe ate te transporteve duke i hapur rruge keshtu hipotekimit te dhjetra mijera apartamenteve dhe banesave ne kryeqytet.
Behet fjale per ndertime te shumta te realizuara qe nga fundi i viteve 90 e deri me sot te cilat duke qene se kishin devijuar nga projekti i miratuar nuk plotesonin kushtet per permbylljen e gjithe dokumentacionit te nevojshem qe do te mundesonte me pas hipotekimin.
Me marreveshjen e sotme sipas kryetarit te Bashkise Lulezim Basha krijohet instrumenti i nevojshem qe i jep fund privimit te padrejte nga titulli i pronesise familjeve te cilat kane blere apartamentet e tyre e qe nuk kane pergjegjesi per shkeljet e kryera nga ndertuesit.
Kryebashkiaku Basha deklaroi se qytetaret do te pajisen me certifikatat e pronesise. Banesat e bllokuara per shkak te mos hipotekimit kapin sipas zotit Basha nje vlere prej afer 700 deri 800 milion euro te cilat do te mund te perdoren nga qytetaret si shuma kolateriali ne marredheniet e tyre te mundshme me bankat. Procesi protet te nis ne gjysmen e dyte te nentorit.