Parlamenti diskuton sot 6 Kode qe duan 84 vota pozite - opozite

Ne Tirane parlamenti pritet te diskutoje sot ndryshimet ne 6 Kode te cilat duhen miratuar me 84 vota ose me tre te pestat e votave te deputeteve. Ndryshimet perfshijne Kodin Penal Kodin Civil dhe Kode te tjera por ato nuk mund te miratohen pa votat e opozites. Kjo eshte aresyeja qe analistet e shohin edhe si nje sprove per angazhimet e opozites socialiste ne procesin e integrimit europian.
Parlamenti shqiptar pritet te shqyrtoje sot 6 Kode per miratimin e te cileve nevojiten 84 vota ose sic njihet 3/5 e votave te deputeteve. Rendi i dites ne seancen e paradites permban disa shtesa dhe ndryshime nenesh ne Kodin Civil te vitit 1994 ne Kodin Penal te vitit 1995 ne Kodin Rrugor te vitit 1998 ne Kodin Detar te vitit 2004 ne Kodin Hekurudhor po te vitit 2004 dhe ne Kodin Ajror te vitit 2008 ne Republiken e Shqiperise. Ndryshimet nuk mund te miratohen pa bashkimin e votave te opozites me shumicen parlamentare.
Per amendametet ne Kodin Penal jane ndermarre 4 nisma legjislative per Kodin Detar jane ndermarre 2 nisma legjislative per Kodin Rrugor 3 nisma ndersa per Kodin Civil Hekurudhor dhe Ajror jane propozuar shtesa dhe ndryshime per aktualizimin e tyre me kerkesat nderkombetare te kohes. Ne seancen e sotme pritet te raportojne pothuaj te gjithe komisionet parlamentare qe shqyrtuan projekt-ligjet komisioni i ligjeve dhe te drejtave njerezore komisioni per sigurine kombetare komisioni per integrimin europian si edhe komisioni per tregtine dhe mjedisin.
Ne rendin e dites jane edhe disa ligje po aq te rendesishme mbi transmetimet radio-televizive per menaxhimin e mbetjeve urbane dhe per prodhimet bujqesore si edhe ne fund dy interpelanca me ministrat e shendetesise dhe teknologjise. Por prova e vertete e parlamentit jane miratimi ose jo i 6 Kodeve qe kane nevoje per 84 vota.
Seanca e sotme plenare shihet nga analistet vendas edhe si nje prove per opoziten socialiste e cila deklaroi se do te kthehej ne parlament ne shtator dhe do te bashkepunonte per reformat e kerkuara nga Bashkimi Europian. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi ne fillim te kesaj jave para grupit parlamentar se opozita nuk do ta ngreje kartonin jeshil formalisht vetem qe maxhoranca te kryeje disa arnime te ligjeve te meparshme. Partia Socialiste hodhi idene qe projekt-ligjet e vonuara neper komisione per shume muaj te kthehen prapa dhe te ripunohen nga e para.
Por shumica e djathte e ka hedhur poshte kete propozim duke theksuar se projekt-ligjet dhe amendamentet jane shume profesionale te konsultuar nga profesioniste te SHBA dhe BE-se dhe se ato jane vonuar vetem per shkak te bojkotit dyvjecar te socialisteve ne parlament. Partia Demokratike deklaroi se ideja e Partise Socialiste eshte e papranueshme pra qe te hidhet poshte puna e deritanishme vetem se opozita mungoi ne parlament muaj e vite te tera. Demokratet pohuan qe nese socialistet nuk votojne ligjet me 3 te pestat e votave ky do te jete nje bojkot i ri i parlamentit prej tyre dhe terheqje pas e premtimeve te tyre per bashkepunim parlament ne dobi te integrimit europian.