Tenderi, Deda-Vasilit: S'pranove firmën japoneze, nuk të dha 20%
TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dha sot në Kuvend shpjegime në lidhje me shkeljet në tenderin për blerjen e pajisjeve spitalore. I kërkuar në interpelancë nga deputeti i PS-së, Eltar Deda, Vasili shpjegoi shkeljet e vërejtura në procedurat e tenderimit, prej të cilave Banka Botërore u detyrua të anulonte financimin me 1,1 milion dollarë.
DEDA
Deputeti i majtë u shpreh se gjendja e shëndetësisë sot në vend është e mjerueshme, ndërsa tha se ministri Vasili i ka hequr shqiptarëve mundësinë e një financimi prej 1.1 mln lekësh, vetëm e vetëm për qëllime personale. Deda e quajti anulimin e këtij tenderi nga Banka Botërore një aferë korruptive të pastër dhe akuzoi Vasilin se nuk dha asnjë përgjigje para shqiptarëve.
“BB ka qënë e kujdesshme që kredia e fundit për vendin tonë të realizohej me sukses. Pse e anulluat kredinë? Sytë e tu janë errur nga ryshfetet. Prokurimi i filluar konsistonte në pajisjen e spitaleve me monitorë, i cilësuar si loti i dytë. BB gjatë fazës së vlersimt të ofertave ka kryer me ju 3 komunikeme. BB ju ka kërkuar të zgjidhnit firmën japoneze, por ju heshtët, zgjodhët kompaninë e 4 në listë, e parekomanduar kjo nga BB dhe njëkohësisht me ofertë më të lartë…Sa është oferta nën dorë që nuk përfillët ofertën e Bankës Botërore? Ju nuk e pranuat ofertën e kompanisë japoneze, sepse nuk kishte përfaqësues të saj lokalë, ju keni vazhduar të heshtni, ju shpallët fitues kompaninë “Filips” që kishte cmim më të lartë. Ju nuk kishit kontakte me kompaninë japoneze dhe kështu ju nuk mund të merrnit interesin prej 20% për vete. BB ju ka kërkuar drejtpërdrejt të shpallnit fituesin si fillim, pasi pa këmbënguljen tuaj doli në konkluzion të anulonte shumën. Banka deklaron keqpërdorim të lotit të dytë, dhe se shuma 1,1 mln dollarë anullohet”, sqaroi deputeti Deda duke kërkuar sqarime prej Vasilit.
Po sipas tij, ky është i pari rast që BB ndërpret një financim në Shqipëri dhe shqiptarët sipas tij humbën rastin të kenë më shumë aparatura.
VASILI
Në sqarimin e tij ministri Vasili tha se vlerësimet e deputetit Deda, nuk janë realiste, ndërsa e ka cilësuar firmën japoneze të përjashtuar nga përzgjedhja si “një firmë abuzuese e cila paraqiti dokumenta të falsifikuara”. Kjo sipas tij nuk mund të përzgjidhej për të kryer investimin.
Vasili i është përgjigjur edhe akuzës së Dedës në lidhje me gjendjen e mjerueshme në spitale duke përmendur investimet e bëra në kohën që ai drejton këtë ministri.
“Projekti për spitalin e Elbasanit i pa realizuar 15 vjet më parë, ndërsa sot ky spital është në përfundim e sipër, ky është një realitet. Reforma ka cliruar nga ngarkesat e panevojshme të gjitha strukturat tonë në rrethe, c’ka shkaktonte edhe shpenzime të panevojshme”, vijoi ministri.
(m.a/BalkanW)