Ekonomia, Zoelik: Bota ka hyrë në një zonë rreziku
UASHINGTON- Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoelik lëshoi në Uashington një paralajmërim të ashpër për Europën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japoninë rreth situatës së tyre ekonomike. Ai kërkon që të veprohet në mënyrë urgjente për të adresuar problemet ekonomike përpara se të prekin të gjithë botën.
“Bota ka hyrë në një zonë rreziku. Në 2008, shumë njerëz thanë se nuk e kishin parashikuar krizën. Liderët botërorë nuk kanë justifikim tani ndaj nevojiten lidera kurajozë”,- u shpreh presidenti i Bankës Botërore, Zoelik.
"Unë ende mendoj se nuk ka të ngjarë të ndodhë një recesion i dytë për ekonomitë kryesore të botës, por besimi im është duke u gërryer çdo ditë nga lajmet e zymta për ekonominë". Një paralajmërim i tillë erdhi tre ditë më parë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndërkaq, tregjet e aksioneve kanë shënuar sot rënie të ndjeshme. Indeksi "Doë Jones" në Nju Jork ka rënë me më shumë se tre për qind, ndërsa rënia e tregjeve në Evropë kap shifrën 4 për qind.
(m.a/News24/BalkanWeb)