E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Japonez në majën e Everestit në moshën 80-vjeçare!

TOKIO - Një alpinist japonez, 80-vjeçar, filloi sot një tur për ngjitjen e malit Everest, në përpjekje për t'u bërë njeriu më i moshuar që i ngjitet majës më të lartë në botë, njoftoi zyra e tij në Tokio. 

"Parashikoj të mbërrij në majë më 24 maj", theksoi Yuichiro Miura në një mesazh audio të postuar në faqen e tij të internetit.

Miura po përpiqet të rikuperojë titullin në librin e rekordeve ''Guinness'', të cilin e kishte marrë në vitin 2003 pasi kur ishte 70 vjeç arriti nivelin e lartësisë 8 848 metra. Bëhet fjalë për ngjitjen e tij të parë në malin mitik.

Rekordi i tij u thye në 2007 nga një tjetër japonez, Katsusuke Yanagisawa, në atë kohë 71 vjeç dhe në maj të viti 2008 titulli i shkoi nepalezit, Min Bahadur Sherchan, i cili në moshën 76 vjeç arriti këtë lartësi
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›