E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje Keshill Mbareshqiptar per Gjuhen

Sugjerimi

Pas sugjerimeve për domosdoshmërinë e shqyrtimit periodik shkencor të standardit, për rishikimin e disa rregullave drejtshkrimore që kanë të bëjnë me “ë”-në e patheksuar, me përdorimin e shkronjës së madhe, sugjerimit për integrimin e paskajores gege, për studime të mëtejshme në sintaksë etj., në përfundim të kësaj konference është propozuar edhe krijimi i krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën, me statusin e personit publik. Në rezolutë thuhet se kjo mund të jetë një rrugë e mirë për t’u gjetur zgjidhje çështjeve të rëndësishme të politikave gjuhësore, të planifikimit të gjuhës, dhe të strategjisë për zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes. Në fakt, pikërisht për të shqyrtuar të tilla probleme, pranë Akademisë së Shkencave është krijuar në 2005-n Këshilli Ndërakademik i Gjuhës me pjesëmarrjen edhe të gjuhëtarëve nga Kosova, një këshill që ka çaluar në funksionimin e tij. Mbetet të shihet nëse gjuhëtarët do të bien në një mendje për këtë organizim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›