Një "Sokrat" për (pseudo) artistët
Antonin Arto është Sokrati i kohëve moderne, që ashtu si greku i mençur denonconte të keqen athinjote, madje dhe kundër dëshirës së Ksanthipës së tij të dashur, ai denoncon të keqen e artistëve kur pleksen me diktaturat e shndërrohen në qelepirxhinj të pushteteve, duke u korruptuar moralisht e shpirtërisht, e tragjikisht duke e përhapur flamën e tyre dhe te njerëz të tjerë. Dhe ashtu si Sokrati i Kabashit është bërë ilustrimi artistik, si dhe një dëshmie se ç‘po luhet në shoqërinë shqiptare përgjatë diktaturës e këtej, ashtu dhe Antonin Arto-ja i Minella Borovës, përpiqet të bëjë të njëjtin denoncim, por më specifik, duke u rënë në kokë njerëzve të racës së tij: artistëve. Dhe padyshim vijmë te i njëjti sindrom i përjetimit në skenë të asaj çka heqim çdo ditë në jetë, ose dhe atë çka kemi hequr në të kaluarën e afërt. Sot e kësaj dite vijon debati mbi atë se artistët patën ndikimin e tyre negativ në mbajtjen me ushqim të asaj diktature që lamë pas. Sa shkrimtarë, poetë, piktorë e skulptorë ngjyen kafshatën në sahanin me çorbë të prishur të ish-regjimit për ta vjellë me pas në trajtë veprash monstruoze në funksion të trushpëlarjes. Por më keq akoma disa prej tyre vijuan të njëjtin rit, duke ndërruar sahan, e sigurisht duke vazhduar aktin e nxjerrjes së çorbës për ta shpërndarë sa andej-këndej. Se si ndodh kjo e se si nuk duhet të ndodhë, aktori Minella Borova ka vendosur ta sjellë nëpërmjet fjalës së Antonin Arto-së, nga monodrama e Tom Peuckert "Antonin Arto kujton Hitlerin dhe kafe ‘Romaniko‘".
Hitleri dhe regjimi i tij nazist, nga autori i veprës janë marrë si mostra historike për të përcjellë sa më të plotë tmerrin e një diktature. E po kështu dhe kafe "Romaniko", e ndodhur në Berlin gjatë regjimit nazist, ku mblidheshin artistë kryesisht parizienë, të atillë që sipas fjalëve të protagonistit Minella Borova, bënin shoë pa pikë vlere, bufonada të kota e lloj-lloj qelbësirëllëqesh. Ja si shprehet Borova në përpjekjen për ta sqaruar thelbin e veprës që përgatitet të interpretojë. "Shumë kritikë kur panë filmin ‘Rënia‘ në vitin 2005 me aktorin gjerman Bruno Ganz, në qendër të të cilit ishte java e fundit e Hitlerit në bunker, thanë që ishte një trajtim njerëzor për të. Kurse aktori Bruno Ganz që interpretoi u shpreh: ‘Unë punova për të nxjerrë një Hitler të vërtetë sa më afër veprimeve të tij, sepse historia e nazizmit u ngrit mbi antinjerëzoren‘". Këtë nënvizim bëri edhe autori Tom Peuckert në monodramën e tij. Ai analizon dhe zhvesh para nesh të vërtetën për tragjedinë gjermane dhe mesazhin që çdo diktaturë e than jetën, siç shprehet Borova dhe në intervistën e mëposhtme.
Pra mesazhi është...
Që çdo diktaturë e than jetën. Në vepër flitet për ish-Lindjen Komuniste, vendet që përqafuan demokracinë, etj. Por vepra përcjell edhe një mesazh universal: Që vetë jeta ka diktat në thelbin e saj.
Pra, Antonin Arto bën dhe këtë zbulim?
Po. Antonin Arto e tregon këtë sekret të jetës, por duke i mëshuar faktit se nëse nuk ruhet si duhet dhe nuk mbahet nën kontroll, ky diktat që ka vetë jeta, atëherë mund të përjetojmë tragjedi si diktaturat. Duhet të sqaroj se kur them jeta, kam parasysh pushtetet që janë forma të pashmangshme të vijimësisë së jetës.
Dhe çfarë roli ka arti në gjëma si diktaturat, meqë ceket fort kjo pikë në vepër?
Antonin Arto lufton kundër artistëve që bihen pre e diktaturave, bëjnë kompromise me to, i ushqejnë dhe ushqehen prej tyre. Për këtë arsye, është marrë si subjekt real nazizmi dhe kafe "Romaniko", ku mblidheshin artistë parizienë, bënin ca shfaqje mendjelehta të pështira, bufonada pa pikë vlere e qelbësirëllëqe nga më të ndryshmet. Ndaj unë, domethënë, Antonin Arto-ja jam kundër këtyre qelbësirëllëqeve, mumifikimit të teatrit, rënies së teatrit në shërbim të politikës.
Si ratë në gjurmët e kësaj vepre?
Si gjithnjë në Buenos Aires. Atje kam hasur vepra të tilla, që pasi më pëlqenin kur i mbaroja së lexuari, menjëherë i përktheja.
A keni informacion nëse kjo vepër është luajtur në skena botërore dhe nëse po, sa famë ka pasur ajo? Pra, a e ka emrin e madh të veprës "Pamje nga ura"?
Unë nuk kam asnjë informacion se cili është fati i kësaj vepre në botë, nëse është luajtur dhe ç‘famë ka pasur. Dhe as që më intereson. Unë e lexova, më pëlqeu dhe e përktheva. Tani po e ngjis në skenë. Por e them me bindje e si një profesionist i skenës se materiali është dramaturgji e dorës së parë dhe...kaq më ka interesuar.
Është hera e tretë që ju i prezantoheni publikut me një monodramë. A është e vështirë kjo gjini?
Siç dihet, te ne, monodrama ka filluar të lëvrohet vonë, pasi nuk e kemi njohur shumë për shkak të izolimit. Monodrama është gjini e bukur dhe e vështirë. Një njeri duhet t‘i bëjë të gjitha, edhe veten edhe partnerin që nuk e ka. Forcën e imagjinatës duhet ta ketë në maksimum dhe emocionet duhet t‘i shkaktojë i vetëm pa pasur asnjë njeri në krah.
Përse keni zgjedhur Pogradecin dhe jo Tiranën për ta shfaqur premierën?
Siç e kam bërë publike, premierën do ta luaj në Pogradec nga java tjetër. Do të jenë tre ose katër shfaqje. Nuk kam ndonjë arsye të fortë se përse kam zgjedhur Pogradecin. Por mendova se atje, tani që fillon vapa në Tiranë, qyteti është ende i freskët e relaksues. Ndërsa në Tiranë, mendoj se shfaqja do të shfaqet në vjeshtë.